|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Për herë të tretë radhazi dështon të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamentin Special ka dështuar përsëri të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë.

Arsyeja për dështimin e kësaj seanca ishte mungesa e të akuzuarit Kadri Sheqiri, për të cilin gjykata në seancën e kaluar ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Lidhur me këtë urdhëresë, kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli, njoftoj të pranishmit se nga Policia e Kosovës është njoftuar se i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij si dhe në përpjekje për të kontaktuar përmes telefonit, i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Tutje, Prokurori Special Valdet Gashi, propozojë që ndaj tij të lëshohet urdhërarrest pasi që i njëjti me qëllim po i shmanget kësaj procedure penale dhe se urdhërarresti do të ishte masa e cila do të mund të siguronte praninë e këtij të pandehuri në këtë procedurë.

Pavarësisht se mbrojtësit e të pandehurve ishin kundër propozimit të Prokurorit, trupi gjykues mori aktvendim me të cilën aprovo propozimin e Prokurorisë dhe njoftoj të pranishmit se ndaj të akuzuarit Kadri Sheqiri do të lëshohet urdhërarrest.

Nën rrethanat e tilla, seancat e radhës u caktuan për datat 6. 7 dhe 19 dhjetor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter