|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion, mungon i akuzuari

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë Bajram Kokalla për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Riza Kroj për veprën penale Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes.  

Është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar pasi që i akuzuari Bajram Kokalla nuk ishte i pranishëm.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Kokalla, av. Meshari Selimaj  i propozon gjykatës që seanca e shqyrtimit fillestar të ndërpitet dhe e njëjta të caktohet në pjesën e dytë të muajit janar të vitit 2024, pasi që i mbrojturi i tij tanimë jeton në Luksemburg, gjatë asaj kohe do të jetë në Kosovë.

Prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj nuk e kundërshton propozimin e mbojtësit.

Pasi që nuk janë plotësuar kushtet gjykata ka marr aktvendim që shqyrtimi fillestar nuk do të mbahet dhe i njëjti caktohet për datën 17.01.2024 në orën 11:00.

Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2019, në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, i akuzuari Bajram Kokalla nuk ka përfillur udhëzimin administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 05/2017 ku përcakton kriteret e fitimit të shtetësisë paraqitet nuk e ka bërë verifikimin e palës në Zyrën e Gjendjes Civile, e ka regjistruar në Gjendjen Civile duke bërë rishkrimin e lindjes së tij me gjenerim të numrit personal, i cili regjistrim i ka shërbyer më pas të pandehurit Riza Kroj, që në emër të palës së dëmtuar M.B të aplikoj dhe të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës , me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, me datë 10.12.2019 në Gjakovë tek Zyra e Gjendjes Civile i pandehuri Riza Kroj gjatë aplikimit për letërnjoftim të Republikës së Kosovës ka prezentuar dokumentin kroat të pas luftës me përmbajtje ‘’Dozvola Boravka’’ në këtë mënyrë të pandehurit i bëhet regjistrimi në sistemin e gjendjes civile në emër te të dëmtuarit M.B, me çka ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ nga neni 336 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter