|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

U mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë: Pjetër Qerimi, Bledar Kusari për veprën penale: Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik dhe të akuzuarit  Bledar Kusari, Suad Çmega, Diamant Murseli dhe Agim Dedaj për veprën penale: Falsifikim i dokumentit.

Sot u mbajtë shqyrtimi fillestar kundër të akuzuarve të lartcekur, të cilët u deklaruan të pafajshëm për veprat për të cilat akuzohen.

Kryetari i trupit gjykues Sulltan Dobraj në seancën e shqyrtimit fillestar ka thënë se meqenëse të pandehurit nuk pranuan fajësinë, kanë të drejtën për të paraqitur kërkesën për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e akuzës në afat prej 30 ditësh.

Sipas akuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 22.08.2023, i akuzuari Pjetër Qerimi ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, ashtu që gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues, me çka ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e dytë, i akuzuari Bledar Kusari ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, ashtu që gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues, me çka ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e tretë të kësaj akuze, i akuzuari  Bledar Kusari përpilon dokumentin e falsifikuar në emër të biznesit ‘’Florida’’ SH.P.K, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal për biznesin e tij ‘’D&T Group’’ SH.P.K, me qëllim të kompletimit të dokumentacionit për tenderim, me çka ka kryer veprën penale: Falsifikim i dokumentit nga neni 390 par.1 të KPRK-së.  

Sipas dispozitivit të katërt, i akuzuari Diamant Murseli përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 04.01.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, me çka ka kryer veprën penale: Falsifikim i dokumentit nga neni 390 par.1 të KPRK-së. .

Tutje, në dispozitivin e pestë, i akuzuari Suad Çmega përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 12.01.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, me çka ka kryer veprën penale: Falsifikim i dokumentit nga neni 390 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Agim Dedaj  përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 25.11.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, me çka ka kryer veprën penale: Falsifikim i dokumentit nga neni 390 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter