|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale në rastin e 13 të akuzuarve për organizim të jashtëligjshëm të lojërave të fatit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku 13 persona po akuzohen për organizim të jashtëligjshëm të lojërave të fatit.  

Në fillim të seancës prokurorja Fikrije Fejzullahu deklaroi lidhur me administrimin si provë materiale të kontratës së qirasë, meqë rast mbrojtësit nuk kundërshtuan, duke e pranuar kështu edhe trupi gjykues për administrim të kësaj prove në këtë proces gjyqësor.

Në fjalën përfundimtare të prokurores Fejzullahu, e njëjta theksoi se ndaj tre prej të akuzuarve është veçuar procedura nga trupi gjykues dhe aktakuza ka qenë e ngritur për veprën penale organizim i skemave piramidale, e lidhur me grupin e organizuar kriminal nga neni 283 të Kodit Penal, meqë rast deklaroi se tërhiqet nga mënyra e veprimit si krim i organizuar dhe i përshkruaj veprimet e kryera në bashkëkryerje. Njëkohësisht në aktakuzë njoftoi se largohet paragrafi 3 i nenit 300, ndërsa mbetet paragrafi 1 dhe 2.

“Ndërsa sa i përket të akuzuarit Orhan Elshani, Prokuroria heq dorë nga aktakuza, përkatësisht nga ndjekja penale në kuptim të nenit 51 të Kodit të Procedurës Penale”, deklaroi prokurorja Fezullahu.

Pas ndryshimeve të tilla, gjyqtarja e rastit Violeta Namani kërkoi nga të akuzuarit të deklarohen rreth fajësisë, meqë rast të gjithë u deklaruan të pafajshëm, edhe pse disa prej tyre kërkuan kohë që të deklarohen më qartësisht në seancën e ardhshme.

Në vazhdim të seancës u dhanë fjalët përfundimtare nga mbrojtja.

Ndryshe. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpejtim Rexhës, Mentor Maqanit, Flakron Maqanit, Granit Nikqit, Visar Haxhijajt, Arbent Ramadanit, Fadil Bytyqit, Rrahim Bërbatovcit, Qun Mengjiqit, Shpetim Babajt, Mentor Kikës, Sefer Berishës, Fatmir Shalës, Artan Qunit, Ardian Hasanit dhe Orhan Elshanit.

Ata akuzohen se duke vepruar si grup kriminal, kanë kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas aktakuzës, të lartcekurit duke vepruar si grup kriminal i organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuara me ligj, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit.

Përmes kësaj veprimtarie, sipas aktakuzës ata kanë fituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 15 mijë e 337 euro e 63 centë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Visar Haxhijaj, Orhan Elshani, Rrahim Bërbatovci, Fadil Bytyqi, Arbent Ramadani, Artan Quni, Shpëtim Babaj, Ardian Hasani, Fatmir Shala, Sefer Berisha, Mentor Kika dhe Granit Nikqi, nga koha e pacaktuar deri në datën e kontrollit nga policia të cekura në aktakuzë, në cilësinë e menaxherëve të lokaleve të ndryshme kishin ushtruar veprimtari të paligjshme të bixhozit, ku me rastin e kontrollit i janë konfiskuar disa aparate të lojërave të fatit.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa tëvërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter