|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen tre dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitarët Bilsim Zogaj, Fejzullah Krasniqi dhe Hanefi Muharremi, që të gjithë anëtarë të bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Dëshmitari Bislim Zogaj, para trupit gjykues deklaroj se bordi ka pasur shqetësime rreth gjendjës së 130 punëtorëve të cilët do të mbetnin pa punë dhe pas bisedimeve që janë bërë në mes të PPP dhe kompanisë “LIMAK” është arritur marrëveshja e kalimit të këtyre punëtorëve në “LIMAK”.

Zogaj deklaroj se në të njëjtën periudhë kohore ka qenë edhe kryetar i komisionit të auditimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe tha se në këtë rast nuk është dëmtuar askush, po ashtu i njëjti deklaroj se është bërë një prej punëve më të mira të mundshme.

Në pyetjen e gjyqtarit Vesel Ismajli, se në kohën sa ka qenë kryetar i komisionit për audimit, auditorët a kanë gjetur ndonjë parregullsi në raport me këtë, dëshmitari deklaroj se nuk kemi gjetur asnjë parregullsi në kohën time.

Në fund të dëshmisë së tij, dëshmitari Bislim Zogaj, dekaroj se personalisht kam qenë shumë i lumtur që është arritur kjo marrëveshje edhe pse ne nuk e kemi marrur vendimin, por vetëm e kemi propozuar atë.

Tutje, dëshminë e tij e paraqiti edhe dëshmitari Fejzullah Krasniqi, i cili ndër të tjerash deklaroj se në mbledhjen e datës 15 korrik 2011, si temë kishte qenë edhe çështja e transferimit të punëtorëve në kompaninë LIMAK.

I njëjti deklaroj se me dijeninë e tij nuk është dëmtuar askush nga transferimi i 130 punëtorëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në kompaninë LIMAK, e po ashtu edhe nga zhvendosja e radarit ekzistues.

Në fund dëshminë e tij e paraqiti edhe dëshmitari Hanefi Muharremi, i cili deklaroj se kanë menduar se kanë vepruar drejtë lidhur me transferimin e 130 punëtorëve, pasi që ishin në pyetje punëtorët.

Tutje, Muharremi deklaroj se do ta kishte votuar marrëveshjen e koncesionit mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë LIMAJ edhe nëse në atë kohë kishte qenë në dijeni se çështja e relokimit të radarit ekzistues ka qenë detyrim i kompanisë LIMAK.

Në fund, kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, seancat e radhës i caktoj për datat 10 dhe 29 nëntor 2023.

Ndryshe sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohej se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter