|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

PSRK shënjestron një rast të ri, sekuestrohet pasuri në vlerë mbi 20 milion euro

Ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda i udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka shënjestruar një rast të ri, raporton “Drejtësia Sot”.

Sipas komunikatës për media të PSRK-së bëhet fjalë për një rast ku janë të përfshirë tre persona të dyshuar për shpëlarje të parave dhe vepra tjera penale.

Tutje, bën të ditur se në këtë rast ka pasur edhe një sasi të konsiderueshme të pasurisë që është sekuestruar e konfiskuar.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth 20 milion euro”- thuhet në komunikatën për media.

Sa i përket të dyshuarve për këtë rast të shënjestruar, bëhet e ditur se për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter