|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për Falsifikim të dokumentit

                                   

Sot në Gjykatën Themelor në Ferizaj-Departamentin për Krime të Rënda është shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarit Ismet Isufi për veprat penale: Falsifikim i dokumenteve neni 390 par.2 lidhur me par.1 të Kprk-së dhe veprës penale: Legalizim i përmbajtjes së rreme neni 395 par.2 lidhur me paragrafin 1.

I akuzuari Ismet Isufi me avokatin mbrojtës Gazmend Rexhepi ka nënshkruar marrëveshje mbi pranimin e fajsisë në prokurori me datë 28.09.2023 dhe kjo marrëveshje mbi pranimin e fajsisë i është pranuar nga gjykata pasi që është bërë konform dispozitave ligjore.

Ndaj të akuzuarit tjetër Afrim Hyseni për veprën penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare është vequar procedura penale, sepse i njejti nuk e ka pranuar fajsinë dhe ndaj tij do të caktohet seanca tjetër e rradhës.

Trupi gjykues të akuzuarin Ismet Isufi për veprën penale: Falsifikim i dokumenteve i shqipton dënim me gjobë prej 1.000 € ( një mijë)  dhe dënim me burgim prej  1 (një) viti, i cili vendim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afatin verifikues prej 1(një) viti, nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotëfuqishëm nuk kryen tjetër vepër penale, në të kundërtën vendimi mbi dënim ka për tu revokuar.

Për veprën penale Legalizim i përmbajtjës së rreme i shqipton dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve,i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim me gjobë prej 2.000 (dy mijë)€.

Të dëmtuarit N.I, S.I dhe  R.I për realizimin e kërkesës pasurore jurdike e udhëzon në kontest civil.

Kujtojmë që sipas aktakuzës të prokurorisë PP.I.NR217/21 Ismet Isufi akuzohet se me datë 24.08.2020 në fshatin Nerodime e Ulët, komuna e Ferizajit, i pandehuri me dashje ka përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të tij si dokument origjinal, në mënyrë që shkon në zyrën e gjendjës civile në Nerodime të Epërme , kërkon një dëshmi vdekje për prindin e tij të ndjerë në emër të nënës së tij Nafije Isufi, edhe pasi e merr këtë dokument publik, në të njejtin vendos nënshkrimin e tij, në vend të nënës së tij në mënyrë që këtë nënshkrim ta përdorë tek organi kompetent-zyra noteriale përmes të cilit arrin që ta bëj bartjen e pronës së paluajtshme të prindit të ndjerë,në emër të tij,për ta tjetërsuar pronën më vonë duke ua shitur personave të tjerë dhe shkaktuar dëm të dëmtuarve

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter