|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor për korrupsion, mungon Prokurori i Shtetit

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Remzi Mazreku, Januz Krasniqi, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi, Islam Vranezi, Qlirim Karaqica të akuzuar për korrupsion.

Kryetari i trupit gjykues Drilon Haraçia në fillim të seancës njoftoj se nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor me arsyetimin se prokurorija e shtetit Dëshire Jusaj nuk mund të jetë e pranishme pasi  që është ftuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të intervistohet për kryeprokurore të prokurorisë themelore të Gjakovës.

Gjithashtu gjykata ka konstatuar se në bazë të parashtresës së mbrojtësit te të akuzuarit Januz Krasniqi, është njoftuar se i akuzuari ka ndërruar jetë, gjykata ka nxjerr aktvendim të datës 06.10.2023 ku e ka hedhur aktakuzën dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për shkak të vdekjes.

Në fund është nxjerr një aktvendim për shtyerjen e seancës me datë 17.11.2023.

Sipas aktakuzës së ngritur me datë 17.12.2019, i akuzuari Remzi, në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik N.T ‘’Flamuri’’ me dashje ka shkelur logjin e afarizmit, në atë mënyrë që pasi nga autoriteti kontraktues K. Malishevë ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit,  nuk i mpërmbush kushtet dhe kriteret e kërkuara sipas kontratës,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike’’ nga neni 285 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e dytë të kesaj akuze të akuzuarit Januz, Jakup dhe Besnik njëri në cilësinë e kryetarit dhe dy të tjerët në cilësinë e antarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin rrjetin e kanalizimeve, të caktuar sipas vendimit të kryetarit të komunës së Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 05-578 të datës 16.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,

Me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje në dispozitivin e tretë, i akuzuari Islam Vranezi, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit në komunën e Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 051559 të datës 09.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 të KPRK-së.

Dhe në dispoztivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Qlirim Karaqica, në cilësinë e zyrtarit në drejtorinë e Urbanizmit në komunën e Malishevës ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që, edhe pse ishte i obliguar që para se të bëjë paramasën dhe parallogarin të del në terren të shikoj se ku do të kryhen punimet, i bën parallogarin dhe paramasën për shpuarje horizontale të rrugës, dhe me ç’rast Autoritetit kontraktues të komunës së Malishevës i ka shkaktuar dëm material rreth 3500€,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 422 par.1, pika 2.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter