Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special është dhënë fjala përfundimtare nga disa nga të akuzuarit në gjykimin ndaj 20 policëve të veriut.
Të akuzuar në këtë rast janë: Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Abdurrahim Haxhiq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Oliver Kuzmanoviq, Burim Merovçi, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq.
Të njëjtit po akuzohen për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje ryshfeti”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Fillimisht në këtë seancë, Prokurori Special Burim Qerkini, bëri ndryshimin e aktakuzës, duke u tërhequr nga pikat e aktakuzës të cilat kanë të bëjnë me veprën penale marrje të ryshfetit, respektivisht pikat 2,4,6 dhe 8 të aktakuzës.
I njëjti deklaroj se qëndron pas tek dispozitivët 1,3,5 dhe 7 të aktakuzës, ashtu që të akuzuarit akuzohen për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Pas tërheqjes së prokurorit nga pika e aktakuzës për veprën e lartcekur, të akuzuarve i’u dha mundësia që të deklarohen sërish lidhur me fajësinë e tyre lidhur me këto vepra penale.
Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, me përjashtim të të akuzuarit Burim Merovci, i cili u deklarua se ndjehet fajtorë për këtë vepra penale.
I akuzuari Mervoci, deklaroj se qëndron pranë deklaratave të dhënë në këtë shqyrtim gjyqësor dhe se ai edhe më parë e ka pranuar fajësinë për këto pika të aktakuzës.
Gjykata pas deklarimit të Prokurorit Special si dhe mbrojtëses së të pandehurit, mori aktvendim dhe aprovoj pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Burim Merovci.
Tutje, seanca vazhdoj me dhënien e fjalës përfundimtare nga Prokurori Special Burim Qerkini si dhe mbrojtësit e të akuzuarve Zvezdan Spasojeviq, av. Ahmet Gjinovci, mbrojtësi i të akuzuarës Biljana Nedeljkovi, Av. Dobrica Lazic, mbrojtësja i të akuzuarit. Abdurrahim Haxhiq, Av. Albana Kelmendi, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Maxhuni, Av. Naim Rudari , mbrojtësi i të akuzuarës Milija Milunoviq, Av. Nebojasa Blajic, mbrojtësja e të akuzuarit Oliver Kuzmanoviq, av. Jovana Filipoviq, mbrojtësja e të akuzuarit Ramadan Mustafiq, Av. Arlinda Ahmeti Fjezullahu
Prokurori Special gjatë fjalës përfundimtare të tij, deklaroj se nga provat e administruara pamëdyshje është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në dispozitivë të aktakuzës, ndërsa i njëjti u torhoq nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Nebojsa Gogiç, pasi që ndaj të njëjtit nga provat materiale dhe jo materiale që janë shtjelluar, duke u bazuar në parnimin in dubio pro reo nuk është provuar se në veprimet e të akuzuarit nuk ekzistojnë elementet e kësaj vepre penale, andaj edhe është tërhequr për të akuzuarin Nebojsa Gogic.
Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve të cilët sot paraqiten fjalën përfundimtare, njëzëri deklaruan se në këtë shqyrtim gjyqësor nuk është vërtetuar se të mbrojturit e tyre kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen, andaj kanë kërkuar nga gjykata që ndaj të njëjtëve të shpallet aktgjykim lirues.
Pas përfundimit të fjalës përfundimtare prej disa nga palëve në këtë procedurë, kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari, i njoftoj palët se seanca e radhës do të mbahet me datë 23.10.2023, në të cilën do të vazhdohet me fjalën përfundimtare të akuzuarve tjerë.
Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Drejtësia Sot, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Biljana Nedelkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit, si dhe Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurrahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “A” të SPMK në Zubin Potok deri sa kishin qenë në detyrë zyrtare për mbikqyrjen e rrugëve kufitare, nga viti 2017 deri në maj të vitit 2019 kishin mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolie dhe mallra ushqimore nga Sërbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Këtë , sipas prokurorisë e kishin bërë në bashkëkryerje me të Dejan Vukashinoviq i cili gjendet në arrati.
Të pandehurit e tjerë, Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Djukiq, Miljan Radisavleviq, Miljojko Radisavljeviq dhe Zoran Vukomanoviq, nga prokuroria po akuzohen se kanë pranuar shuma prej 20 deri 150 euro, për çdo automjet, për kalimin e automjeteve me mallra me qëllim të shmangies së kontrollit dhe tarifave doganore.
Për veprime të njëjta po akuzohen edhe Oliver Kuzmanoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Bozhidar Milosavljeviq dhe Ali Pllana, në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “B”, të SRMK, në Zubin Potok dhe të akuzuarit Zoran Radunoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit si dhe të akuzuarit Krsto Subotiq, Reshat Kuqi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomaviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci dhe Blagoje Lazoviq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “C”.
Në këtë aktakuzë ishin të përfshirë edhe Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi për të cilët është veçuar procedura penale.
Për të akuzuarit Krsto Subotiq dhe Bozhidar Milosavleviq ka pushuar procedura pasi që të njëjtit kanë ndërruar jetë ndërsa i akuzuari Nysret Jashari kishte pranuar fajësinë për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Rinor Bajrami