|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

PSRK ngrit aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik ndaj dy personave fizik dhe një personi juridik.

Sipas komunikatës për media, në këtë aktakuzë janë përfshirë të pandehurit me inicialet L.S dhe N.S, si dhe personi juridik ‘’SA.S., Sh.P.K’’.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të pandehurin L.S. për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, kurse të pandehurin N.S., për falsifikim të dokumenteve.

Ndërsa, “SA.S., Sh.P.K’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S.,  akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

“Drejtësia Sot” mëson se në këtë rast bëhet fjalë për personat Lulzim Sallahu dhe Naim Sallahu dhe kompaninë “SA Sallahu SHPK”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter