|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet gjykimi ndaj 2 policëve të akuzuar për marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish zyrtarëve policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi.

Ish policët Osmani dhe Menxhiqi akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Deri te shtyrja e kësaj seance erdhi pas propozimit të Prokurorit Zef Prenrecaj, i cili kërkoj nga gjykata që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër, pasi që i njëjti para disa ditëve është ngarkuar me këtë lëndë dhe se i duhet kohë që të përgaditet për lëndën.

Mbrojtësit e të akuzuarve Osmani dhe Menxhiqi, nuk e kundërshtuan propozimin e Prokurorit të Shtetit, ashtu që kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti, seancat e radhës i caktoj për datat 30 janar dhe 7 shkurt 2023.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë pranuar ryshfet në këmbim që të mos ndërmarrin veprime për luftimin e lojrave të fatit.

Tutje, në këtë aktakuzë thuhet se takimin e kishte organizuar i akuzuar Menxhiqi, i cili i kishte kërkuar të akuzuarit Osmani që të takohet me D.B dhe D.H, në kafenen “Central”, ku më pas i akuzuari Osmani ka pranuar shumën prej 3 mijë euro nga D.B, me qëllim që të mos pengojë veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Kjo shumë e parave, nga të akuzuarit ishte ndarë në dy pjesë, ku secili nga të akuzuarit kanë marrë nga 1 mijë e 250 euro, ndërsa 500 euro nga kjo shumë ja kanë dërguar kolegut të tyre F.Z, për arsyeje të një rasti tragjik që i kishte ndodhur këtij të fundit.

Me këto veprime, të akuzuarit Osmani dhe Menxhiqi akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa i akuzuari Lutfi Menxhiqi akuzohet edhe për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter