|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Caktohet masa e sigurisë ndaj nëntë të dyshuarve për përfshirje në aferë korruptive

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special dje ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tetë doganierëve dhe një zyrtari policor të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Në komunikatën për media, Gjykata Themelore në Prishtinë theksoi se arresti shtëpiak ndaj të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka theksuar se në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak nga ana e të pandehurve atëherë mund të caktojë masën e paraburgimit ndaj tyre.

Tutje, nga komunikatat bëhet e ditur se lidhur me këtë rast nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ishte kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj nëntë të pandehurve, por e njëjta është refuzuar si e pabazuar nga ana e gjykatës.

Ndryshe, PSRK pretendon se të pandehurit V.M, A.S, A.C dhe M.J, secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të pandehurit T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A, dyshohen se në bashkëkryerje kanë pranuar ryshfet.

Sa i përket hetimeve, PSRK ka bërë të ditur se zyrtarët e përfshirë në këtë aferë korruptive janë hetuar për një kohë të gjatë dhe kjo është bërë në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Inspektoratin Policor.

Përveç arrestimit të të dyshuarve, me 18 nëntor 2023, me urdhër të prokurorit special janë sekuestruar 20 plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, 10 telefon së bashku me katër 4 sim kartela, një pistoletë me leje e kalibrit 9 mm me tre karikator e 9 fishekë dhe 16 copë municion jo zyrtar./Drejtësia Sot

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter