Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Remzi Mazreku, Januz Krasniqi, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi, Islam Vranezi, Qlirim Karaqica të akuzuar për korrupsion.
Në këtë seancë kryetari i trupi gjykues Drilon Haraçia njoftoi se nuk është prezent i akuzuari Islam Vranezi, i njëjti ka parashtruar kërkesë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të tij, gjykata ka aprovuar këtë kërkesë dhe në gjykim merr pjesë mbrojtësi i tij av. Emrush Kastrati.
Gjithashtu sa i përket të akuzuarit Januz Krasniqi mbrojtësi i tij ka sjell si dëshmi aktvdekjen e tij kështu që gjykata ka nxjerrë aktvendim me të cilin e hedh aktakuzën dhe ka pushuar procedurën ndaj tij përshkak të vdekjes.
Pastaj është bërë leximi i provave materiale, dhe pas leximit është vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarve.
I akuzuari Remzi Mazreku gjatë mbrojtjes së tij ka deklaruar se, është drejtor i firmës N.T ‘’Flamuri’’, sa i përket tenderit për fshatin Balincë dhe lagjen Veselaj është shpallur përfitues, mirëpo punimet nuk janë zhvilluar pasi që ka pasur një rast në familje dhe në pamundësi të kryerjes së punëve kanë nënkontraktuar firmën ‘’Ardi’’, dhe se lidhur me punimet dhe zhvillimet sipas tenderit nuk ka pasur informacione. Gjithashtu i njëjti gjatë përgjigjeve ka deklaruar se, kontratën e nënkontraktuar nuk e bërë ai po vëllai i tij dhe se për çdo punë ka qenë i angazhuar vëllai i tij.
I akuzuari Jakup Shurdhaj pas konsultimit me mbrojtëse e tij ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje pasi që sipas tij çka ka pas për të thënë e ka thënë në polici dhe prokurori.
Është vazhduar me të akuzuarin e radhës Besnik Krasniqi i cili gjatë mbrojtjes së tij ka deklaruar se, ka qenë i përcaktuar me vendim nga kryetari i komunës së Malishevës për pranim teknik të punimeve në kanalizimin në fshatin Balincë dhe në lagjen Veselaj, ka pranuar dokumentin e raportit të kryerjes së punimeve për këtë projekt të datës 09.11.2018 nga udhëheqësi i Urbanizmit dhe menaxherja e projektit. I njëjti gjatë mbrojtjes së tij ka deklaruar se, ka qenë në lokacionet e projektit vetëm në rastin e pranimit teknik. I njëjti ka sqaruar se pozita e tij ka qenë si praktikant me kontratë mbi vepër me afat prej 3 muaj si zyrtar i Urbanizmit. Në fund ka shtuar se, pranimi teknik është bërë në bazë të arsyeshmërisë së drejtorit, dhe ka qenë e nënshkruar nga drejtori dhe menaxherja e projektit.
Gjykata ka konstatuar se meqenëse i akuzuari Islam Vrenezi ka propozuar që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të tij, gjykata ka konsideruar se i akuzuari Islam është mbojtur në heshtje.
Dhe, në fund është mbrojtur edhe i akuzuari Çlirim Karaqica, i cili ndër të tjera ka deklaruar se pozita e tij ka qenë zyrtar në urbanizëm dhe ka pas për obligim për të dal në terren për paramasa, në bazë të kërkesës së drejtorit Islam Vranezi për fshatin Balincë tek pjesa e nënkalimit, me datë 11.06.2018 ka dal në terren ku edhe e ka pas obligim dhe ka fotografuar të gjithë vendin e punimit. Përpilimi i paramasave është bërë sipas standarteve profesionale sipas njësive, sasive dhe pozicioneve, dhe si detyrë e tij ka qenë që ta përpiloj këtë paramasë dhe t’i dorzojë drejtorit dhe detyra e tij si zyrtar përgjegjës përfundon me dorzimin e paramasave dhe parallogarive. I njëjti gjatë mbrojtjes së tij ka shtruar se, është në dijeni që ka hasur modifikime projekti i përpiluar nga ana e tij pasi që është i atij fshati dhe dhe punët nuk janë kryer në terren, dhe për këtë gjë është njoftuar edhe prokurori i shtetit Ramiz Buzhala.
Sipas aktakuzës së ngritur me datë 17.12.2019, i akuzuari Remzi, në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik N.T ‘’Flamuri’’ me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit, në atë mënyrë që pasi nga autoriteti kontraktues K. Malishevë ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit, nuk i përmbush kushtet dhe kriteret e kërkuara sipas kontratës,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike’’ nga neni 285 par.1 të KPRK-së.
Në dispozitivin e dytë të kesaj akuze të akuzuarit Januz, Jakup dhe Besnik njëri në cilësinë e kryetarit dhe dy të tjerët në cilësinë e antarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin rrjetin e kanalizimeve, të caktuar sipas vendimit të kryetarit të komunës së Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 05-578 të datës 16.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,
Me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Tutje në dispozitivin e tretë, i akuzuari Islam Vranezi, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit në komunën e Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 051559 të datës 09.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 të KPRK-së.
Dhe në dispoztivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Qlirim Karaqica, në cilësinë e zyrtarit në drejtorinë e Urbanizmit në komunën e Malishevës ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që, edhe pse ishte i obliguar që para se të bëjë paramasën dhe parallogarin të del në terren të shikoj se ku do të kryhen punimet, i bën parallogarin dhe paramasën për shpuarje horizontale të rrugës, dhe me ç’rast Autoritetit kontraktues të komunës së Malishevës i ka shkaktuar dëm material rreth 3500€,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 422 par.1, pika 2.1 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi