Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vazhduar gjykimi ndaj të pandehurve Skënder Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhijaj, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, të cilët akuzohen për veprat penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në seancën e sotme, në cilësi të dëshmitarëve janë dëgjuar Fatmir Sinanaj dhe Skender Paqarizi, ndërsa dëshmitari Behar Mehanaj nuk ishte prezent për shkaqe personale.
Në dëshminë e dëshmitarit të parë, në pyetjet e Prokurorit Shpetim Peci ai tregon se ka punuar si menaxher i lokalit EGKT II në periudhën 2014 – 2016 dhe se në të njejtën pikë ka punuar derisa është mbyllur lokali nga Policia dhe ATK-ja. Ndërsa lidhur me informatën për vizitën nga Policia dhe ATK-ja, i njëjti deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar dhe poashtu nuk mban mend saktësisht për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar. Tutje në marrjen në pyetje nga prokurori Peci lidhur me transkriptën e përgjimeve, mbrojtësi Granit Vokshi kundërshtoi pyetjen me arsyetimin se transkripta është shpallur nga Gjykata e Apelit si provë e kundërligjshme, meqë rast trupi gjykues mori aktvendim në favor të mbrojtjes, duke refuzuar pyetjen e prokurorit special.
Ndërsa dëshmitari Sinanaj deklaroi poashtu se qëndron pran deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori në atë kohë.
Dëshmitari i dytë, Skender Paqarizi në pyetjet e Avokatit Driton Musliu se cka ka punuar në kohën kur është ndërmarrë aksioni, dëshmitari tregon se ka qenë punëtorë i ATK-së, konkretishtë si Shef i Licencimit të Lojrave të Fatit.
Ndërsa në pytjen se cfarë din rreth Lokalit ‘Planet Ëin 365’ dëshmitari thekson se me datë 1 dhjetor 2016 kanë realizuar një aksion si Departament i Lojrave të Fatit i ATK-së së bashku me Policinë dhe kanë shqiptuar një gjobë për lokalin, dhe tregon se kanë bërë vendosjen e shiritave mbyllës nga ATK për lokalin në fjalë. Dëshmitari tregon se në bazë të informatave të marra nga policia kanë shqiptuar edhe gjobën në vlerë 30.000 Euro.
Seancat e radhës u caktuan të mbahen me datë, 26, 29, 31 janar dhe 1 shkurt nga ora 09:30.
Ndryshe sipas aktakuzës, të pandehurit Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, po akuzohen se nga shkurti i vitit 2015 e deri më datë 01.12.2016 duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuar me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit, ashtu që kanë siguruar numra serik të dublifikuar-falsifikuar të Roletave dhe të aparateve të automateve e këto rolete e aparate me numra të falsifikuar i kanë vendosur në pika të ndryshme e kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.
Në pikën 2 të aktakuzës, të pandehurit Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Driton Haxhija dhe Burim Ismajli, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit, ashtu që në njësitë e bastores sportive ” Planet Ëin 365″, pronë e Ramadan Latifi, pas koordinimit në mes veti kanë blerë programin për Lojëra “Keno” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontrolle, si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.
Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Të akuzuarit Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, duke ju vënë në dispozicion personave të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar-menaxherët e kompanive të lojërave të fatit se në cilat qytete do të dalin inspektorët e ATK-së për inspektim të lokalëve apo edhe janë takuar fizikisht me ta për ti njoftuar për kontrollet e kryera dhe gjobat e shqiptuara duke ju dhënë mundësia të pandehurve të tjerë- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që të ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Arton Hoxha