|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor, lënda e së cilës është kthyer në rigjykim ndaj të akuzuarit Sadik Tahiraj, ish – drejtor i Drejtorise Komunale të Arsimit, në Drenas, i cili akuzohet për veprën penale “Keqperdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar”

Fillimisht, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Shenaj Berisha, i akuzuari Tahiraj u deklarua i pafajshëm.

Në fjalën hyrëse, prokurorja i propozoi gjykatës, që të dëgjohen dëshmitarët R.H., I.H., B.K., dhe të administrohen të gjitha provat e cekura në aktakuzë, në mënyrë që të vërtetohet fajësia e të pandehurit. Në mbështetje të këtij deklarimi, qëndroi edhe përfaqësuesja ligjore e Komunës së Drenasit, G.M.

Ndërsa, mbrojtësi i të pandehurit Tahiraj, avokat Blerim Çela deklaroi se mbetet prapa pretendimeve të mëparshme, ashtu që gjatë adminstrimit te provave  do te vërtetohet e kundërta e kësaj aktakuze. Në mbështetje të kësaj deklarate, qëndroi i pandehuri Tahiraj.

Në koherencë të kësaj, trupi gjykues në krye me gjyqtarin Ngadhnjim Arrni, aprovoi propozimin e prokurorës për dëgjimin e dëshmitarëve, kështu që seanca e ardhshme u caktua me datën 19 Janar 2024.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 gusht 2018, Sadik Tahiraj në cilësinë e personit zyrtar, derisa ishte në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tij.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për organizatën e biznesit “A&I Group” SH.P.K dhe “Al Trade” SH.P.K.

Sipas aktakuzës, që nga fillimi deri në përfundim të projekteve kapitale, ndërtimi i depos për dru dhe thëngjill në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas dhe renovimi i kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshevc, janë kryer pa respektuar asnjë procedurë të prokurimit.

Sipas aktit akuzues, për projektin për ndërtimin e depos për dru dhe thëngjill në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, që “ Al Trade” SH.P.K. e ka furnizuar gjatë vitit 2015 me material ndërtimor është kryer pa respektuar asnjë procedurë të prokurimit, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit lidhur mes  të pandehurit dhe firmës së lartcekur.

Aktakuza thotë se renovimi i kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshevc , ku “A&I Group SH.P.K i ka kryer punimet gjatë vitit 2016, është bërë pa u respektuar asnjë procedurë e prokurimit në marrëveshje gojore me të pandehurin.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter