|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ngritet aktakuzë kundër dhjetë personave në rastin “Subvencioni IV” 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se sot është ngritur aktakuza e katërt në rastin e njohur si “Subvencionet”.

Sipas PSRK-së, në aktakuzën e rastit “Subvencioni IV” janë të përfshirë 8 persona zyrtarë dhe dy qytetarë.

Personat zyrtarë si të pandehur janë tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Lipjanit.

Këta persona zyrtarë akuzohen nga PSRK se në vazhdimësi kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti’’, “Ushtrimi i ndikimit’’ dhe “Mashtrim në detyrë’’ si dhe për ndihmë në veprën penale “Marrje ryshfeti’’.

Kurse dy qytetarët e përfshirë në aktin akuzues të PSRK-së dyshohen për dhënie të ryshfetit dhe që në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Mashtrim me subvencione”./Drejtësia Sot

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter