Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është dëgjuar një dëshmitar si dhe janë shikuar disa video-incizime në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, në rastin ku, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedeljko Spasojeviqit akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Seanca vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit Nena Simic.
Nena Simic i ftuar në cilësin e dëshmitarit i propozuar nga i akuzuari Rade Basara dhe i mbrojturi i tij. I akuzuari Rade vazhdon me pyetjet e tij për dëshmitarin, në pyetjen se a mund të sqaroni skemën e organizimit të Njësisë Regjionale Hetuese në Mitrovicë, kush ishte eprori, dëshmitari Simic përgjigjet, skema e kompetencave është e rregulluar me rregullorën për divizionin e kompetencave me këtë rast për njësinë që unë e kam drejtuar ka qenë i caktuar zv. drejtori Besim Hoti.
I akuzuari Rade Basara pyet dëshmitarin se në ditën kur është vrarë Oliver Ivanovic a jeni në dijeni se a kam qenë unë në vendin e punës apo kam qenë në pushim vjetor, dëshmitari përgjigjet, sa më kujtohet mua ju atëherë e keni shfrytëzuar pushimin vjetor.
Në pyetjen e të akuzuarit Basara se a ju kujtohet se kur jam kyqyr unë në rastin e Oliver Ivanonvic, dëshmitari përgjigjet se data e sakt nuk më kujtohet, mirpo grupi punues që është formuar për vrasjen e të ndjerit Oliver Ivanovic ju keni bashkangjitur nga dita kur keni ardhur në punë.
Mbrojtesi i të akuzuarit Nedeljko Spasojveiq, Faruk Korenica pyet deshmitarin se si mund te merrej vetura zyrtare dhe të dërgohej në një vend tjetër, dëshmitari përgjigjet, për këtë mund të përgjigjem vetëm për njësin në të cilën kam qenë kompetent. Polici hetues i cili do të kishte nevojë për shfrytëzimin e veturës zyrtare do duhej të lajmronte se për qka i duhet vetura dhe ku do të shkonte me të njejtën.
Në pyetjen e mbrojtësit se a mund ti thoni gjykates se në cilat prova materiale keni pasur qasje, dëshmitari përgjigjet, kam pasur qasje në një incizim përpara ndërtesës ku është kryer vrasja e Olivier Ivanovic, video ka treguar vendin ku kanë qenë zyret e partisë së tij politike në inqizim janë parë edhe dy polic. Ky është i vetmi video-incizim që unë e kam parë në këtë cështje.

Kyetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, vazhdon me pyetjet e tij për dëshmitarin.
Në pyetjen e Gjyqtarit Kurtaj rreth video-incizimit, ju keni theksuar se keni parë vetëm një video, cili zyrtar ka marrë diqka nga toka që sipas aktakuzës thuhet se i njejti e ka futur në gjep sendin e marrë, a e keni parë ju këtë, dëshmitari përgjigjet, se qëndron pranë fjalëve të cilat i ka thënë dhe thekson se veprimi është kryer ashtu siq e kam përshkruar më lartë.
Në lidhje me video-incizimet u shikuan disa dhe nga të cilat shihet momenti pas vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanovic kur vetura e zyrtarëve të policisë arrinë në vendin e ngjarjes ashtu siq edhe është përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Seanca e radhës do të mbahet me datë: 20 dhjetor nga ora 09:30.
Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”,
Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markoviq, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedeljko Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.
Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kenë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha