|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e radhës ndaj rastit Lavdim Krasniqi dhe të tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, dhe zyrtarëve Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda.

Në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Alban Ajvazi konstatoi se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.

Tutje, gjyqtari Ajvazi theksoi se prokurori Zejnullah Gashi ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk mund të marr pjesë në këtë seancë.

Poashtu, në këtë shqyrtim mungoi edhe i akuzuari Ardian Kraniqi, për të cilin u konstatua nga gjyqtari, se nuk ka mundur të realizohet urdhëresa për sjellje me detyrim për shkak se i njëjti gjendet jasht vendit..

Në kuptim të rrethanave të lartcekura, seanca u shty për datën 9 janar.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 13 gusht 2021, në dispozitivin e parë, ish-drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, së bashku me shoferin e tij, Ardian Krasniqi, akuzohet se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Në dispozitivin e dytë të aktit akuzues, Marigona Berisha, dhe në dispozitivin pasues, Ardian Krasniqi, akuzohen se veç e veç e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tutje, në pikën katër të aktakuzës, Prokuroria pretendon se nga veprimet e tyre, Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Lavdim Krasniqi gjithashtu akuzohet se në bashkëkryerje me Flora Dodën, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas veprimeve inkriminuese të përcaktuara në dispozitivin nr.5.

Ish-Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, në këtë aktakuzë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë akuzohet edhe për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Në dispozitivin e fundit të aktit akuzues, Marigonë Berisha akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituar me kryerjen e veprës penale”

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter