|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Kërkohet përjashtim i kryetarit të trupit gjykues në rastin e ish-zyrtares së BE-së

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special dështoi të mbahet seanca ndaj të akuzuarës Albina Nura e cila akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale: Keqpërdorim të autoritetit apo pozitës zyrtare dhe për Konflikt të interesit.

Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli theksoi se nuk ka kushte per te vazhduar shqyrtimin gjyqësor,

Tutje, gjyqtari Ismajli shtoi se është njoftuar nga Kryetarja e Gjykatës, se Zyra e BE-së, ka dorëzuar kërkesë për përjashtim të kryetarit të trupit gjykues.

Në këto rrethana, seanca u shtye në afat të pacaktuar

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale thuhet se Albina Nura i ka tejkaluar kompetencat e saj si zyrtare vendore për reforma të administratës publike në zyrën e BE-së në Kosovë duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 500 mijë euro, ashtu që duke përfituar materialisht për vete gjatë implementimit të tenderit Mbështetje për Politikat dhe Planifikim Strategjik të Kosovës.

Ajo akuzohet se ka përgatitur dokumentet në mënyrë të kundërligjshme ashtu që duke ia rrit vlerën tenderit nga shuma rreth 2 milionë euro në 2 milionë e 500 mijë euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter