|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Lirohet nga akuza i akuzuari për Ushtrim ndikimi

Gjykata Themelore në Prishtinë,  ka shpallur aktgjykim ndaj Dukagjin Emerllahu, i akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues në krye me gjyqtarin Ngadhnjim Arrni, lidhur me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i akuzuari Emerllahu është shpallur fajtor, si dhe i njëjti është dënuar me gjobë në shumë prej 1500 euro.

Ndërsa, sa i përket veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, i akuzuari Emerllahu është liruar nga akuza, si pasoj e mos ofrimit të provave nga ana e prokurorisë në mbështetje të përshkrimit faktik dhe cilesimin juridik të veprës penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së prokurorisë, Emerllahu në janar të viti 2014, ishte takuar me dy zyrtarë policorë, Florim Krasniqi dhe Rrahim Muja, ku ishte prezantuar si biznesmen.

Sipas aktakuzës, nga të njëjtit, kishte kërkuar që numrin e telefonit të bashkëshortes së tij, ta vendosin nën masat e fshehta, si dhe kishte kërkuar që të gjitha hyrje-daljet e sms-ve t’ia dorëzojnë përmes një CD-je. E të gjitha këto favore i kishte kërkuar, duke u premtuar policëve, punësim për familjarët e tyre.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës

Monitorues Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter