|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari i radhës ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të radhës ku i akuzuar është Dibran Fetahu i cili po akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë.

Është dëgjuar dëshmitari Z.SH i cili ndër të tjera ka deklaruar se, gjatë periudhës kur është kryer  vepra penale ka qenë punëtor sigurimi dhe po atë ditë S.GJ ka qenë në ndërrimin e dytë dhe duke kontrolluar objektin ka vërejtur se dera e zyrës ku gjindet arka ishte e hapur. Ku gjithashtu dëshmitari ka sqaruar se dera nuk ka qenë e hapur por ka qenë pa qelës dhe se e ka për detyrë që gjatë pranimit të ndërrimit t’i kontrollojë se a janë dyert e mbyllura me qelës dhe e njëjta derë nuk ka qenë e mbyllur me qelës, ku ka theksuar se në këtë zyre ka qasje arkatari, ku në atë kohë arkatar kanë qenë B.M dhe i akuzuari Dibran. Gjatë deklarimit ka shtuar se, arka ka pas edhe një sef ndihmës dhe dera e sefit ka qenë e hapur.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të ftohet zyrtari i auditimit të brendshëm B.K, që ky i fundit të deklarojë lidhur me përmbajtjen e raportit dhe të gjeturat e dëmit financiar të shkaktuar për të dëmtuarën PTK.

Ndërsa një propozim të tillë e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit Dibran Fetahu, av. Vehbi Beqiri me arsyetimin se auditori i cili po propozohet të ftohet nga prokurorja si dëshmitar bazohet në kallëzim penal dhe në shkresa penale si dhe shkresat e siguruara nga rasti i hapur penal dhe i njëjti punon tek e dëmtuara PTK kështu që sipas tij, nuk pritet që ai të ofrojë dëshmi e cila do të ishte neutrale.

Antarët e trupit gjykues pas konsultimit kanë marr aktvendim me të cilin e kanë aprovuar  propozimin e prokurores që në seancën e radhës në cilësi të dëshmitarit të ftohet auditori i brendshëm B.K.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter