|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet vendimi ndaj të akuzuarve për Krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është shpallur aktgjyimi ndaj të akuzuarve Florim Krasniqi, Florent Krasniqi, Taulant Bilalli, Sadat Murati Samed Murati, Haki Maloku, Bekim Hasani dhe Izet Koplinger, për krim të organizuar lidhur me veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues në krye me gjyqtarin Kujtim Krasniqi, të akuzuarit Florim Krasniqi, Taulant Bilalli, Haki Maloku dhe Bekim Hasani janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale kontrabandim me migrantë nga neni 164, par.2 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal

Ndërsa, të akuzuarit Sadat Murati, Samed Murati dhe Izet Koplinger, janë fajtor për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par.1 lidhur me nin 31 të Kodit Penal.

I akuzuari Izet Koplinger, është shpallur fajtor edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 i Kodit Penal.

I akuzuari Florim Krasniqi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite si dhe me gjobë në shumë prej 20.000.00 euro, ndërsa i akuzuari Bilalli është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj si dhe me gjobë në shumë prej 5.000.00 euro.

I akuzuari Haki Maloku, është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite, si dhe me gjobë në shumë prej 10.000.00 euro

Ndërsa sa i përket të akuzuarit Bekim Hasani, i njëjti është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe me gjobë në shumën prej 5.000.00 euro, kurse i akuzuari Sadat Murati ëshë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viit, po ashtu i akuzuari Samed Murati ëshë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti

I akuzuari Koplinger, për veprën penale falsifikim i dokumenteve është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, ndërsa për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, është dënuar me gjobë në shumë prej 2.000.00 euro.

Sa i përket të akuzuarit Florent Krasniqi, i akuzuar për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupti criminal të organizuar nga neni 277, par.1 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi Kontrabandimi me Migrantë, është liruar nga akuza.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 27 tetor 2021, Florim dhe Florent Krasniqi, Taulant Bilalli, Sadat dhe Samed Murati, Haki Maloku, Bekim Hasani dhe Izet Koplinger akuzohen se si grup kriminal kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me migrantë, duke falsifikuar dokumente të udhëtimit me qëllim të mundësimit të migrimit të shtetasve të Republikës së Kosovës në vendet si Rumani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë, etj

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter