|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Albert Deda dhe Ismet Veliu, të cilët po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Medie Bytyqi konstatoi se në seancën e sotme prezent ishin të akuzuarit, mbrojtësit e tyre, prokurorja Arbresha Shala, dhe dëshmitarët N.A dhe H.B.

Në këtë seancë dëshminë pranë gjykatës e paraqitën dëshmitarët H.B dhe N.A

Dëshmitarët, ndër të tjera, kanë deklaruar se në dhomën ku ndodhej aparati CT, kanë qasje i gjithë stafi.

Tutje, dëshmitari N.A, ka deklaruar se nuk ka njohuri se a kanë funksionuar apo jo kamerat.

Në këto rrethana, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar me datën 21 shkurt

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Deda dhe Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Me këtë, Deda dhe Veliu po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter