|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e Pal Lekaj dhe të tjerët

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca e radhës në rastin ku ish-Ministri Pal Lekaj si dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës Esat Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, po akuzohen për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.

Në këtë seancë, të akuzuarit Nebih Shatri dhe Eset Berisha kanë paraqitur mbrojtjen e tyre.

Në pyetjen e Prokurorit Special Atdhe Demaj se në cilësinë e pozites tuaj, si sekretar i përgjithshëm a është bërë kërkesë lidhur me opinion ligjor, i akuzuari Shatri thekson se jo sepse kanë ekzistuar opinionet e mëhershme të Ministrisë, tutje i njejti shton se pozita e Sekretarit në këto raste nuk është esenciale.

Tutje, në pyetjen e Avokat Musa Damati në lidhje me problemet e trashëguara të projektit, Shatri shton, se po ka pasur probleme dhe nuk është vepruar në përputhje me ligjin për buxhet dhe financa.

Seanca ka vazhduar me paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarit Eset Berisha.

Lidhur me cështjen e shkresës së dorëzuar nga Kompania mbikqyrse Hill, në dhjetor të vitit 2017 a jeni në dijeni lidhur me përmbajtjen e asaj kërkese, i akuzuari Berisha deklaron se në cilësinë e këshilltarit të Ministirt nuk kam pasur kompetencë dhe përgjegjësi të merrem me shkresat e dorëzuara pranë Ministrisë.

Ndërsa, në pyetjen lidhur me Email-in e dërguar me datë 1 qershor në të cilin ishte dërguar opinioni ligjor nga Avdi Kamerolli dhe i njejti i ishte dërguar Ministrit Lekaj, Sekretarit Shatri dhe juve në cilësin e Këshilltarit Politik, i akuzuari Berisha thekson se me këtë opinion ishte sqaruar nga Drejtori i Departamentit Ligjor se vazhdimi i kontratës ishte bërë në tërësi në pajtim me kontratën dhe ligjet në fuqi.


Seancat e radhës do të mbahen me datë: 10 janar dhe fjala përfundimtare me datë 26 janar nga ora 09:30.

Kujtojmë që, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në aktakuzën PPS.nr.40/2019, të datës 4 shkurt 2022, ngarkon ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me Nebih Shatrin dhe Eset Berishën, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Kurse, në rastin e njëjtë, më datë 18 shkurt 2022, PSRK kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit, po për të njëjtën vepër penale.

Sipas PSRK-së, me datë 27.09.2017, në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë, në cilësi të personave zyrtar, Pal Lekaj – Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe si Kryesues i Komitetit Ndërkombëtarë (KDNM) dhe Nebih Shatri – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri- Drejtor i Prokurimit Publik në MI, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit më kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.

E në këtë drejtim i kanë lënë hapësirë OE “Bechtel&Enka” që të paraqesin kërkesë për pagesën e shumës shtesë në vlerën prej 53.100.000.00 euro, ku si pasoj e këtyre veprimeve të të pandehurve, është aprovuar për pagesë nga Qeveria e RKS-së, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës, e me ç’rast me veprimet e të pandehurve buxhetit të RKS-së, i është shkaktuar dëm në vlerë 38.321.346.00 euro.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter