Projekt i realizuar nga:

Vazhdon shqyrtimi gjyqësor  ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë u mbajt seanca ndaj pesë të akuzuarve Zeqir Gashi, Qazim Reqica, Rexhep Gashi, Agron Hajrizi dhe Nazmi Musliu, për Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe Tefik Hargaja, për veprën penale Mashtrimi Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni konstatoi se në seancën e sotme prezent ishin të akuzuarit, mbrojtësit… Continue reading Vazhdon shqyrtimi gjyqësor  ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtar

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e Keqpërdorimeve me kartela bankare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim  Dobruna e Edon Bajrami që nga fillimi i vitit 2005 me… Continue reading Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e Keqpërdorimeve me kartela bankare

Mbahet seanca e fjalës përfundimtare ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të Informatës Zyrtare

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Gëzim Shala për veprën penale: Keqpërdorim i infotmatës zyrtare  neni 416 par.2 lidhur me par.1  të Kprk-së . Kryetari i trupit gjykues Islam Thaqi, njofton për mungesën e palës së dëmtuar Skënder Krasniqi, edhe pse nga seanca e kalur është njoftuar… Continue reading Mbahet seanca e fjalës përfundimtare ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të Informatës Zyrtare

Dëgjohen dy dëshmitarë në seancën ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, dhe zyrtarëve Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda. Në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Alban Ajvazi konstatoi prezencën e palëve në procedurë, respektivisht prokurores Arbresha Shala, të pandehurve dhe mbrojtësve të… Continue reading Dëgjohen dy dëshmitarë në seancën ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Deklarohen fajtor edhe në rigjykim tre të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Subvencionet 3’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar në rigjykimin ndaj tre të akuzuarve për mashtrim me subvencione dhe për dhënie ryshfeti, në rastin e njohur si ‘Subvencionet 3’. Në këtë rast të akuzuar janë 3 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe 7 qytetarë, ndër ta dhe përfitues subvencionesh. Gjykata… Continue reading Deklarohen fajtor edhe në rigjykim tre të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Subvencionet 3’

Mbahet seanca e radhës në rastin ndaj të akuzuarve për Krim të organizuar dhe Korrupsion

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Shaip Ferizi, Mexhid Mustafa, Ajdar Jashari, Shqipe Avdiu, Arben Jashari , Mustafë Vitia, Besnik Ferizi, Faton Topanica dhe Arsim Topanica. Nëntë të akuzuarit e lartcekur po akuzohen  për krim të organizuar lidhur me veprën penale shpërdorim të detyrës zyrtare dhe… Continue reading Mbahet seanca e radhës në rastin ndaj të akuzuarve për Krim të organizuar dhe Korrupsion