|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e fjalës përfundimtare ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të Informatës Zyrtare

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Gëzim Shala për veprën penale: Keqpërdorim i infotmatës zyrtare  neni 416 par.2 lidhur me par.1  të Kprk-së .

Kryetari i trupit gjykues Islam Thaqi, njofton për mungesën e palës së dëmtuar Skënder Krasniqi, edhe pse nga seanca e kalur është njoftuar dhe ka qenë prezent.

Seanca vazhdon lidhur me fjalën përfundimtare të prokurorës së shtetit Bahtije Ademi, e cila të njejtën e paraqiti në formë të shkruar tek antarët e trupit gjykues dhe tek palët tjera procedurale, dhe në pika të shkurtra e elaborojë edhe gjatë seancës duke theksuar se i akuzuari Gëzim Shala  me të gjitha provat materiale dhe ato procedurale të prezantuara gjatë seancave gjyqësore, kemi arritur të vërtetojmë gjendjen faktike të plotë, me veprimet e tij të ndërrmara duke ngarkuar në usb informatat konfidenciale lidhur me procedurën e prokurimin për tenderin publik të hapur nga Komuna e Gjilanit tek i dëmtuari Skënder Kraniqi, po ashtu deklaratat e dëshmitarëve M.S dhe S.K gjatë marrjes në pyetje e vërteton një situatë të tillë ku të njejtave prokuroria ja ka falur besimin e plotë.

Autorizuesi i palës së dëmtuar av.Arbër Krasniqi e ka dorëzuar fjalën përfundimtare poashtu në formë të shkruar dhe në kopje për trupin gjykues dhe palët procedurale, duke deklaruar se e mbështes fjalën përfundimtare të prokurorës së rastit.                                                   

Avokati mbrojtës i të akuzarit av. Mustaf Nuhiu po ashtu fjalën përfundimtare e ka paraqitur në formë të shkruar , ndër të tjera deklaron se i mbrojturi i tij nuk e ka kryer veprën penale i cila i vihet në barrë nga ky akt akuzues, pasi mungon elementi kryesor i dashjes  dhe  qëllimit për kryerjen e kësaj vepre penale.

Avokati Mustaf Nuhiu në elaborimin e fjalës përfundimtare thekson se prokuroria në asnjë seancë të mbajtur deri më tani nuk ka praqitur propozim për dënim plotësues ndalimin i ushtrimit të profesionit ,siq e ka paraqitur tani në fjalën përfundimtare së bashku me dënimin kryesor.

I akuzuari Gëzim Shala deklarohet se e mbështet në tërësi fjalën e avokatit të tij, dhe kërkon nga gjykata ta shpallin të pafajshëm pasi veprën penale për të cilën po akuzohet thekson se nuk e ka kryer dhe ndihet i pafajshëm.

Gjyqtari Islam Thaqi njofton se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 19 janar pasi që propozime të tjera nga palët procedurale nuk janë paraqitur në këtë seancë gjyqsore.

Kujtojmë që i akuzuari Gëzim Shala sipas aktakuzës PP.I.nr 46/2023, akuzohet se me datë 24.01.2023 në Gjilan me qëllim që vetës apo personit tjetër të përfitoj ndonjë përparësi që nuk i takon, i pandehuri Gëzim Shala në rastin e zhvillimit të procedurave tenderuese në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, e ka keqpërdorur informatën zyrtare me datë 19.12.2023 ishte shpallur tenderi me nr të prokurimit 220-70001-0731-22-11333-2-1-1 në vlerë prej 756.000,00€, në kohë zgjatje prej 3 viteve, për shërbimet e pastrimit të ambientit të mbrendshëm dhe sanitarisë të Sipatlit të Përgjithshëm Gjilan, në të cilin tender kishin ofertuar 7 Operatorë Ekonomik,’’Aroma plus’’ SH.P.K Prishtinë, me ç’rast oferta për tenderin në fjalë ishte hapur me dt.24.01.2023, pas hapjes së ofertave, i pandehuri në mënyrë të kunderligjshme tërë dokumentacionin e gjashtë operatorëve të tjerë përmes USB-së, I’a dërgon menaxherit të Kompanisë ‘’Aroma Plus’’ SH.P.K Prishtinë,Skënder Krasniqit,dhe në këtë mënyrë i pandehuri e ka keqpërdorur informatën zyrtare lidhur me prokurim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter