|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarë në seancën ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, dhe zyrtarëve Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda.

Në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Alban Ajvazi konstatoi prezencën e palëve në procedurë, respektivisht prokurores Arbresha Shala, të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre.

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit F.A.

Dëshmitari, në dëshminë e tij, ndër të tjera ka deklaruar se sipas parakontratës së lidhur për shitblerjen e banesës me të pandehurin Krasniqi, në tetor të vitit 2020 ka bërë pagesën prej 40 mijë euro ndërsa pjesën tjetër ka pasur të bëjë në ditët në vijim.

I njëjti ka shtuar se sipas parakontratës ai ka qenë i obliguar t’a bëjë pagesën deri në fund të vitit 2021, ndërsa shitësi, pra i akuzuari Krasniqi, t’a liroj banesën në qershor të vitit 2021.

Tutje, dëshmitari F.A ka deklaruar se banesa është në emër të Lavdimit mirëpo të njejtën e ka pranuar në tetor të vitit 2021 si dhe jeton aty.

Sa i përket dëshmitarit tjetër A.Z, i njëjti ka deklaruar se mbetet pranë deklarimit të mëparshëm.

Në këto rrethana, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar me datën 14 shkurt.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 13 gusht 2021, në dispozitivin e parë, ish-drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, së bashku me shoferin e tij, Ardian Krasniqi, akuzohet se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Në dispozitivin e dytë të aktit akuzues, Marigona Berisha, dhe në dispozitivin pasues, Ardian Krasniqi, akuzohen se veç e veç e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tutje, në pikën katër të aktakuzës, Prokuroria pretendon se nga veprimet e tyre, Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Lavdim Krasniqi gjithashtu akuzohet se në bashkëkryerje me Flora Dodën, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas veprimeve inkriminuese të përcaktuara në dispozitivin nr.5.

Ish-Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, në këtë aktakuzë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë akuzohet edhe për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Në dispozitivin e fundit të aktit akuzues, Marigonë Berisha akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituar me kryerjen e veprës penale”

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter