|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special janë dëgjuar dy dëshmitarë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, në rastin ku, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedeljko Spasojeviqit akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares M.D.

Në lidhje me të ndodhurat me datë 16.01.2018 a keni njohuri se cfarë ka ndodhur, dëshmitarja thekson se, në atë periudhë ka marrë informacion se dicka ka ndodhur pranë selisë së partisë së tani të ndjerit Oliver Ivanovic dhe pastaj theksoi se kanë dalur në vendin e ngjarjës.

Ndërsa, sa i përket daljes në vendin e ngjarjes se qfarë keni parë aty dëshmitarja shton, se pas daljes në vendin e ngjarjes ka takuar të pandehurin Nedeljko Spasojviq dhe nga i njejti ishte njoftuar me detajet e vendit të ngjarjes. Tutje, rreth cështjes se a keni vërtetuar se Nedeljko Spasojviq ka marrë të gjitha veprimet e duhura për sigurimin e vendit të ngjarjes, dëshmitarja shton se, gjithqka ka ndodhur sipas rregullave jemi njoftuar nga ai dhe nuk ka pasur ndonjë lëshim nga ana e tij. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të dytë.

Lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic dëshmitari shton se ka qenë i njoftuar nga udhëheqësi i tij, se dicka i ka ndodhur Oliverit, atë ditë thekson se ka qenë në vendin e ngjarjes. Tutje, dëshmitari thekson rreth kronologjisë së ditës së vrasjes së Oliver Ivanovic, pas arritjes në vendin e ngjarjes shton se kanë shkuar së bashku me kolegët e tij, kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet lidhur me përgjegjësitë e tyre. Ndër të tjera, shton se pas disa minutash në vendin e ngjarjes kishte arritur edhe Prokurori Nijazi Rexha, thekson se përgjatë shikimit në vendin e ngjarjes, kanë hulumtuar rreth kamerave të sigurisë të cilat kishin pamje drejt vendit të ngjarjes.

Kurse, sa i përket dijenis se tij rreth kamerave se para vrasjes së Oliver Ivanovic, kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në momentin e kryerjes së vrasjes ndërsa, pas kryerjes janë lëshuar prapë, dëshmitari thekson se për këtë cështje ka dëgjuar nga mediat dhe nuk është i sigurt se si ka ndodhur.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 19 janar 2024 nga ora 09:30.

Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”,

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markoviq, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedeljko Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kenë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter