|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjilan-Aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për ‘Keqpërdorim të Informatës Zyrtare’

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur  seanca e rradhës gjyqësore ndaj të akuzuarit Gëzim Shala për veprën penale: Keqpërdorim i infotmatës zyrtare  neni 416 par.2 lidhur me par.1  të Kprk-së .

Kryetari i trupit gjykues Islam Thaqi bëri shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarit Gëzim Shala, lidhur me veprën penale si në aktin akuzues, për Keqpërdorimin e informatës zyrtare në rastin e zhvillimit të procedurave tenderuse në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, tender ky në vlerë prej 756,000.00 euro, në këtë tender kishin ofertuar gjithësej 7 operator ekonomik.

Gjyqtari Islam Thaqi e shpalli të pafajshëm Gzim Shalën, pasi nuk është provuar se nga i njejti është kryer vepra penale që i vihet në barrë sipas këtij akti akuzues.

Pala e dëmtuar Skënder Krasniqi me përfaqësuesin avokatin Arbër Krasniqi udhëzohet në kontest civil për kërkesën  pasuror juridike.

Palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtën e ankesës në afatin prej 15 ditëve në Gjykatën e Apelit në Prishtinë pas marrjes së këtij aktgjykimi.

Kujtojmë që i akuzuari Gëzim Shala sipas aktakuzës PP.I.nr 46/2023, akuzohet se me datë 24.01.2023 në Gjilan me qëllim që vetës apo personit tjetër të përfitoj ndonjë përparësi që nuk i takon, i pandehuri Gëzim Shala në rastin e zhvillimit të procedurave tenderuese në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, e ka keqpërdor informatën zyrtare me date 19.12.2023 ishte shpallur tenderi me nr të prokurimit 220-70001-0731-22-11333-2-1-1 në vlerë prej 756.000,00€, në kohëzgjatje prej 3 viteve, për shërbimet e pastrimit të ambientit të brendshëm dhe sanitarisë të Sipatlit të Përgjithshëm Gjilan, në të cilin tender kishin ofertuar 7 Operatorë Ekonomik,’’Aroma plus’’ SH.P.K Prishtinë, me ç’rast oferta për tenderin në fjalë ishte hapur me dt.24.01.2023, pas hapjes së ofertave, i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme tërë dokumentacionin e gjashtë operatorëve të tjerë përmes USB-së, i’a dërgon menaxherit të Kompanisë ‘’Aroma Plus’’ SH.P.K Prishtinë, Skënder Krasniqit, dhe në këtë mënyrë i pandehuri e ka keqpërdorur informatën zyrtare lidhur me prokurim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë..

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter