|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin e 11 të akuzuarve për shpërthimet me granata

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor i radhës, ku Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli po akuzohen për disa vepra penale, në lidhje me shpërthimin me granata në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’.

Në seancën e sotme u dëgjuan katër dëshmitarë, A.M, B.I, E.V dhe E.S.

Në dëshminë e dëshmitarit të parë A.M, në pyetjet e prokurorit special Burim Çerkini deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në korrik të vitit 2022, poashtu i njëjti paraqiti njohuritë lidhur me dy rastet me granata në lokalet ‘Missini’ në Mitrovicë.

Ndërsa lidhur me njohjen e personit që ka hedhur granatën në rastin e parë, dëshmitari deklaroi se nuk e ka njohur nga kamerat e lokalit, por pastaj përmes kamerave të qytetit është identifikuar.

Poashtu theksoi se si të dëmtuar nuk do paraqesin kërkesë pasurore juridike dhe se ndihem vetëm të dëmtuar materialisht.

Pranë dëshmisë së dhënë në korrik të vitit 2022, deklaroi se qëndron edhe dëshmitari tjetër B.I, ndër to u deklarua lidhur me kërkimin e parave nga i akuzuari Arianit Pllana, poashtu se njëjtë si dëshmitari paraprak identifikimi i personit që ka hedhur granatën herën e parë është bërë nga kamerat e qytetit, të administruara nga policia.

Dëshmitari tjetër i dëgjuar në seancën e sotme E.V, në pyetjet nga trupi gjykues dhe prokurori i shtetit lidhur me deklaratën e dhënë në vitin 2022 mohoi disa prej pjesëve të deklaratës së dhënë dhe se atë e ka nënshkruar, mirëpo nuk e ka lexuar para se ta nënshkruante.

Në vazhdim të seancës, dëshmitari E.V theksoi se ka vizituar të akuzuarin Lundrim Beqiri gjatë kohës sa ka qenë në arrati për një vepër tjetër para se të ndodhte rasti i parë në Mitrovicë dhe se ka qenë në njohuri se për çfarë akuzohej.

Komunikimin me të akuzuarin Arianit Pllana e paraqiti dëshmitari tjetër E.S, i cili theksoi se e ka dërguar në shtëpi të akuzuarin Pllana pasi që kishte qenë tek banesa e dëshmitarit për të kërkuar ndihmë.

Tutje, në fund të seancës mbrojtësit e të akuzuarve propozuan nga ana e trupit gjykues që të ndryshohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër për të akuzuarit, propozim të cilin e refuzoj gjyqtarja Suzana Çerkini, me arsyetimin se ende qëndrojnë arsyet për të cilat është vazhduar masa e paraburgimit me aktvendimin e fundit, i cili vendim është duke u proceduar nga gjykata e apelit.

Seancat e radhës u caktuan të mbahen me datë 1 dhe 4 mars 2024, nga ora 09:30.

Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter