|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një dëshmitar në rastin e të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, është dëgjuar një dëshmitar në rastin ndaj të pandehurve Skënder Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhijaj, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, të cilët po akuzohen për veprat penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në seancën e sotme, është  dëgjuar dëshmitari B.M.

Lidhur me cështjen se, aparatet a kanë pasur numër serik, në pyetjen e prokurorit Shpëtim Peci, dëshmitari theksoi se po dhe në bazë të numrave serik ka vazhduar edhe procesi i punës.

Kurse, lidhur me kontrollet e ATK në pikat e punës, dëshmitari shtoi se nga këto kontrolle ka pasur raste të konstatimit të  parregullsive dhe ka ardhur deri te mbyllja e tyre.

Ndërsa, sa i përket mbylljes së  pikave në  pyetjen e anëtares së trupit gjykues Valbona Musliu, se a është operuar me të  njejtat paisje, dëshmitari theksoi se pas hapjes sw pikave të reja ka mundur me leje nga organet e rendit me të njejtat paisje të operohet në pikën e re.

Lidhur me nënshkrimin e kontratës së punës, në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues Valon Kurtaj se me kënd e keni nënshkruar të njejtën, dëshmitari theksoi se me përgjegjësin e tij Skender Fetaj.

Sipas aktakuzës thuhet se një roletë ka qenë e vendosur me numer serik të njejtë si në Prishtinë  ashtu edhe në Gjakovë, dëshmitari theksoi se nuk ka njohuri lidhur me këtë cështje si dhe shtoi se me vendosjen e numrave serik janë marrë puntorët teknik.

Seanca e radhës, do të mbahet me datë: 1 shkurt nga ora 09:30.

Ndryshe sipas aktakuzës, të pandehurit Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, po akuzohen se nga shkurti i vitit 2015 e deri më datë 01.12.2016 duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuar me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit, ashtu që kanë siguruar numra serik të dublifikuar-falsifikuar të Roletave dhe të aparateve të automateve e këto rolete e aparate me numra të falsifikuar i kanë vendosur në pika të ndryshme e kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.

Në pikën 2 të aktakuzës, të pandehurit Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Driton Haxhija dhe Burim Ismajli, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit, ashtu që në njësitë e bastores sportive ” Planet Win 365″, pronë e Ramadan Latifi, pas koordinimit në mes veti kanë blerë programin për Lojëra “Keno” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontrolle, si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të akuzuarit Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, duke ju vënë në dispozicion personave të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar-menaxherët e kompanive të lojërave të fatit se në cilat qytete do të dalin inspektorët e ATK-së për inspektim të lokalëve apo edhe janë takuar fizikisht me ta për ti njoftuar për kontrollet e kryera dhe gjobat e shqiptuara duke ju dhënë mundësia të pandehurve të tjerë- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që të ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.


Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.


Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter