|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për Korrupsion   

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë Arben Bakalli, Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, Agron Gojani, Urbanist i Sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban si dhe Zenel Shabani, Zyrtar i lartë për çështje juridike.

Në seancën e shqyrtimit fillestar nuk ishte prezent mbrojtësi i të akuzuarit Agron Gojani, av. Granit Vokshi, ku i njëjti përmes parashtresës se datës 19.01.2024 ka informuar gjykatën që për ditën e sotme është i angazhuar në një shqyrtim tjetër gjyqësor në departamentin special dhe nuk mund të marr pjesë në këtë seancë.

Gjithashtu pala e dëmtuar Petrit Morina nuk ishte i pranishëm, si dhe përfaqësuesja e tij av. Edona Sina, edhe pse të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Kështu që kryetari i trupit gjykues Ilir Rashkaj ka shtyer seancën e sotme për datën 12.02.2024, meqenëse nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar.

Sipas aktakuzës me datë 10.06.2020, në objektin e Komunës së Gjakovës, të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës e duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfimit të dobisë pasurore për personin T.D nga Gjakova.

Arben Bakalli, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, lëshon vendim për leje ndërtimi të ndërtesës shumë banesore ndërsa i pandehuri Agron Gojani në cilësinë e Urbanistit në Sektorin për Planifikim dhe Rregullim Urban, njëherit bartës i lëndës pranon që të lëshohet leja e lartcekur. Ndërsa i pandehuri Zenel Shabani si zyrtar i lartë për çështje juridike pranë kësaj drejtorie harton vendimin për pajisje me leje ndërtimi të lartcekur sipas kërkesës së personit T.D, dhe atë në kundështim me nenin 21 par.1 dhe 2 të Ligjit për Ndërtim, dhe në kundështim me Planin Rregullues Urban (Jugu 2) ashtu që me këtë veprim investitorit ia lejojnë ndërtimin e objektit duke ia mundësuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së sipërfaqes së objektit prej rreth 563 m2,

Me çka në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 të KPRK-së.

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter