Këtë të hënë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shpalluar aktgjykimi ndaj të akuzuarit Mehmet Leka zyrtar administrativ në zyrën e gjendjes civile në fshatin Mulliq, K. Gjakovë, për korrupsion.
Gjykata shpalli aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Leka, i cili po akuzohej për korrupsion.
Ndryshe, i akzuari Leka me 6 mars 2023 ishte dënuar nga kjo gjykatë me gjobë prej 2600€ për akuzën se e regjistroj në mënyrë të kundërligjshme përsonin S.T si banor të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë që sipas aktakuzës, me datë 12.10.2018 në cilësinë e zyrtarit administrativ të zyrës për gjendje civile në fsh. Mulliq, K. Gjakovë , i akuzuar Mehmet Leka nuk i përmbush dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e kundërligjshëm, ka futur në sistem personin S.T, ku ka bërë gjenerimin e numrit personal, me çka i ka mundësuar në këtë mënyrë pajisjen me dokumente nga zyra e gjendjes civile, ku pas kërkesës së Ambasadës Britanike në Tiranë për verifikimin e të dhënave për personin S.T, ku ka rezultuar se personi i tillë nuk është shtetas i Republikës së Kosovës,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422, par. 1 lidhur me par.2 pika 2. Të KPRK-së.
Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi