|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të nis gjykimi ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Drilon Berbati, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Gjyqtari i rastit Ngadhnjim Arrni deklaroi se nuk ka kushte ligjore për fillimin e seancës së shqyrtimit fillestar, si pasojë e mungesës së të akuzuarit Berbati.

Për seancën e radhës palët do të njoftohen përmes ftesave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht dispozitivit të parë, i akuzuari Drilon Berisha, akuzohet se me datë 15 tetor 2021, në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë ARC-së, në Prishtinë, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letënjoftimit, patentë shoferë dhe pasaportë), duke i shkaktuar dëme tani të dëmtuarit Adriatik Neza, me dashje dhe dijeni ka keqpërdor autorizimet e tij ligjore, në atë mënyrë që personit të quajtur Mendu Duka, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve , duke i mundësuar në mënyre të kundërligishme të nxjerr letërnoftimin dhe pasaportën e  Republikës Kosovës me të dhëmat e të dëmtuarit Adriatik Neza.

Ndërsa sipas dispozitivit në pikë 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8, i njëjti akuzohet se në periudha të ndryshme në vitin 2022 dhe 2023,

me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin me dashje dhe dijeni ka keqpërdor autorizimet e tij ligjore, në atë mënyrë që personave të paidentifikuar deri me tani i ka sjell dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme duke i ndihmuar ta kompletoj, pranoj dhe vërtetoj dokumentacionin personal, respektivisht ju ka mundësuar nxjerrjen e letërnjoftimit në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarve G.LL, E.F, F.T, SH.G, A.I, N.LLdhe D.G.

Ndërsa sipas dispozitivit 10 dhe 11, i pandehuri në cilësin e zyrtarit pranë ARC-së me dashje dhe dijeni ka tejkaluar dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, në atë mënyrë që në

dokumentin zyrtar, përkatësisht në formularët zyrtar të ARC-së, për nxjerrjen e dokumenteve

personale, me nënshkrimin e tij ka vërtetuar dokumentet zyrtare, respektivisht formularët për aplikim për nxjerrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave për persona deri më tani të paidentifikuar, për të cilat dokumente, i pandehuri e dinte që përmbanin të dhëna të rreme pasi që të dhënat në aplikacione ishin me të dhënat e të dëmtuarve në dispozitivin 10 për A.N dhe të 11 për G.LL, E.F, F.T, SH.G, A.I, N.LLdhe D.G.

Me këtë i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprës penale „Falsifikim i dokumentit zyrtar“.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter