|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e Pal Lekaj dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku ish-Ministri Pal Lekaj si dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, po akuzohen për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare. Në seancën e sotme është paraqitur fjala përfundimtare.

Prokurori Special Valdet Gashi, në fjalën përfundimtare elaboroi provat e administruara përgjatë shqyrtimeve gjyqësore, i njejti theksoi se me veprimet e të pandehurve janë manifestuar elementet e veprës penale, tutje prokurori Gashi thekosi se mbetet pranë aktakuzës si dhe dëshmitë e dëshmitarëve të dëgjuar përgjatë shqyrtimeve gjyqësore, janë vërtetuar veprimet inkriminuese të të pandehurve. Rrjedhimishtë, prokurori special kërkoi nga trupi gjykues që të pandehurit të dënohen sipas ligjit, duke marrë parasysh dëmin i cili i është shkaktuar si dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale.

Mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, avokat Musa Damati, në fjalën përfundimtare shtoi se duke u bazuar në rrjedhën e procedurës, nga dëgjimi i dëshmitarëve si dhe provave materiale nuk është arritur që të vërtetohet se është kryer vepra penale. Tutje, Damati nga trupi gjykues kërkoi që të mbrojturin e tij të merret aktgjykim lirues.

Mbrojturi i të akuzuarit Nebih Shatri, avokat Florent Latifaj, në elaborimin e fjalës përfundimtare, shtoi se sa i përket cështjes së përgjegjësisë penale të të mbrojturit të tij, nga vlersimi i dëshmive të dëshmitarëve si dhe provave të elaboruara përgjatë procesit gjyqësor, tutje shtoi se i mbrojturi i tij ka vepruar sipas ligjit, konform Kodit të Procedurës Penale, kërkoj nga trupi gjykues që i mbrojturi im të lirohet nga akuza.

Mbrojtësi i të akuzuarit Eset Berisha, avokat Afrim Salihu, në fjalën përfundimtare theksoi se, bazuar edhe në kompetencat e të mbrojturit tim veprimet e tij nuk mund të përbëjnë ekzistimin e veprës penale, po ashtu, edhe në bazë të provave materiale nuk është provuar se i mbrojturi im ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Rrjedhimisht, konform ligjit kërkoj nga trupi gjykues që për të mbrojturin tim të merret aktgjykim lirues.

Mbrojtësi i të akuzuarit Besim Tahiri, avokat Urim Vokshi në fjalën përfundimtare theksoi se, përgjatë shqyrtimeve gjyqësore dhe dëgjimit të dëshmitarëve po ashtu, provave të elaboruara, nuk është vërtetuar me asnjë provë që i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, i njejti nga trupi gjykues kërkoi që të shpallë të pafajshëm dhe ta liroj nga akuza.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë: 31 janar 2024 nga ora 09:15.
Kujtojmë që, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në aktakuzën PPS.nr.40/2019, të datës 4 shkurt 2022, ngarkon ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me Nebih Shatrin dhe Eset Berishën, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Kurse, në rastin e njëjtë, më datë 18 shkurt 2022, PSRK kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit, po për të njëjtën vepër penale.

Sipas PSRK-së, me datë 27.09.2017, në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë, në cilësi të personave zyrtar, Pal Lekaj – Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe si Kryesues i Komitetit Ndërkombëtarë (KDNM) dhe Nebih Shatri – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri- Drejtor i Prokurimit Publik në MI, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit më kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.

E në këtë drejtim i kanë lënë hapësirë OE “Bechtel&Enka” që të paraqesin kërkesë për pagesën e shumës shtesë në vlerën prej 53.100.000.00 euro, ku si pasoj e këtyre veprimeve të të pandehurve, është aprovuar për pagesë nga Qeveria e RKS-së, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës, e me ç’rast me veprimet e të pandehurve buxhetit të RKS-së, i është shkaktuar dëm në vlerë 38.321.346.00 euro.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter