|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen tre dëshmitarë në rastin për falsifikimin e dokumenteve rreth regjistrimit të studentëve në UP

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj të akuzuarave Mimoza Beqiri, Behare Bajramin, Ardian Hamitin dhe Betim Ismailin, të cilët po akuzohen për falsifikimin e dokumenteve rreth regjistrimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës. Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Medije Bytyqi ka konstatuar se prezent në këtë seancë kanë qenë prokurori Halim… Continue reading Dëgjohen tre dëshmitarë në rastin për falsifikimin e dokumenteve rreth regjistrimit të studentëve në UP

Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin “Toka”

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Azem Syla dhe të tjerëve të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsion e krimin e organizuar. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti ka konstatuar se në seancën e sotme prezent ishin prokurorja Habibe Salihu, të… Continue reading Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin “Toka”

Performanca e Gjykatave në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore në Kosovë

Në janar 2024, plotë 41 seanca të dështuara për dhunë në familje në gjykatat e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicë. Kjo Infografikë publikohet në kuadër të #JUSTREACT, projekt i implementuar nga Grupi për Studime Juridike, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Në mungesë të dëshmitarit ndërpritet gjykimi ndaj ish-zyrtarit të AKI-së, i akuzuar për korrupsion dhe vepra tjera penale

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ndërprerë seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku ish-zyrtari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Muhamed Krasniqi, po akuzohet për Korrupsion dhe vepra tjera penale. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Naser Foniqi deklaroi se mungon dëshmitari A.K, për të cilin përfaqësuesi i tij, avokati Eset Mazrekaj me shkresën… Continue reading Në mungesë të dëshmitarit ndërpritet gjykimi ndaj ish-zyrtarit të AKI-së, i akuzuar për korrupsion dhe vepra tjera penale

Shpallen fajtor dy të akuzuarit tek ‘Subvencionet IV’

Sot, më datë 16 Shkurt 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjyqtar Mentor Bajraktari, ka vendosur përfundimisht në shkallë të parë, lidhur me rastin e dy të akuzuarve që kanë pranuar fajsinë në rastin ‘Subvencionet IV’. Rikujtojmë që në seancën e kaluar gjyqtari i rastit me aktvendim ka pranuar fajsinë e të akuzuarve Gjon Musolli,… Continue reading Shpallen fajtor dy të akuzuarit tek ‘Subvencionet IV’

Gjykata merr vendim përfundimtar për rastin e ish-drejtorit të sekretariatit të KPK-së

Sot, më datë 16 Shkurt 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, e përbërë nga trupi gjykues, Alban Ajvazi në cilësi të kryetarit, Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi, në cilësi të anëtarëve, ka vendosur përfundimisht në shkallë të parë, lidhur me rastin e të akuzuarve Lavdim Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda. Rikujtojmë që sipas aktakuzës së… Continue reading Gjykata merr vendim përfundimtar për rastin e ish-drejtorit të sekretariatit të KPK-së