|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e të akuzuarit për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me gjyqtar Lutfi Shala, ishte paraparë të mbahet seanca për të akuzuarin Milan Mihajlovic, i cili akuzohet për përfshirje ne rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic.

Megjithatë, për shkak të mos pajisjes së mbrojtësit së të akuzuarit me shkresa të lëndës, seanca e sotme ka dështuar të mbahet. Gjyqtari i rastit ka kërkuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, Burim Cerkini, që të pajis mbrojtësin me shkresat përkatëse.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më datë 27 Dhjetor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit për veprat penale: Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 paragrafi1 lidhur me veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 394 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me paragrafët 4 dhe 5 të KPRK-së. Mihajloviq akuzohet gjithashtu për veprën penale Kanosje”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Falsifikim të dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Seanca është shtyer për datë 12 Mars, në ora 09:30.

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter