Nga raportet policore 24 orëshe, është raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një burri. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Me këtë rast, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 5 raste të Dhunës në familje, ku me nga dy raste mbesin Prishtina dhe Gjakova kurse me një rast është raportuar Peja./ DrejtësiaSot