|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohet një i dyshuar për Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar

Zyra e informimit nga DPP ka raportuar për mediat se sot është arrestuar i dyshuari për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Komunikatën e plotë për mediat e gjeni si në vijim:

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prizren, gjatë muajit janar 2024, në rrugë operative ka pranuar informatën ku dyshohet se zyrtarë të gjendjes civile në Mamushë, janë të përfshirë në veprën penale ‘’keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar’’.

Hetuesit policorë e kanë trajtuar informatën në koordinim me organet e drejtësisë. Me autorizim dhe udhëzime nga prokurori i çështjes, janë siguruar dëshmi relevante. Kështu, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari-zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e të dyshuarit, kanë bërë që pa qenë fare personat në Kosovë dhe pa pasur të drejtë ligjore për ta fituar shtetësinë kosovare, fillimisht i ka regjistruar e me pas ju ka mundësuar fitimin e shtetësisë. Ndërsa vetëm për një person është gjetur dosja, të cilin e ka regjistruar me datë 05.05.2023, ndërsa për personat tjerë dosjet e tyre nuk ekzistojnë fare.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe në këtë faze është mbrojte në heshtje. Pas konsultës me prokurorin, me Aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.”/ DrejtësiaSot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter