|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një ekspert në rastin e të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Ushtrimi i ndikimit


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Betim Reçica, Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të akuzuar për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi.

Në vazhdim të seancës mbrojtësi i të akuzuarit Betim Reçica, avokat Driton Muharremi, lidhur me pretendimin e palës së dëmtuar dhe ekspertizën e cila ishte shtjelluar në seancën e kaluar i njejti pretendoi se nuk ka të bëjë me palë të dëmtuar, tutje ai shtoi se pala e dëmtuar ka tentuar vazhdimisht që ta vë në lajthitje Trupin Gjykues.

Sa i përket çështjes së super-ekspertizës, eksperti Muhamet Selmani, shtoi se në detaje është bërë analizë lidhur me pretendimet e palës së dëmtuar, ai theksoi se nuk kishin hasur asnjë pikë që lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Tutje, shtoi se pretendimet e tyre vetëm ishin të përsëritura si dhe ishin kërkësa të cilat pala ka marrë përgjigje së paku tre herë.

Tutje, pala e dëmtuar nga eksperti kërkoi sqarim lidhur me dokumentet të cilat nuk ishin të noterizuara, se si duhet të ishin, sa i përket kësaj cështje eksperti shtoi se me konstatimin e tyre ata asnjëherë nuk kanë thënë se të gjitha dokumentet duhet të jenë të noterizuara.

Lidhur me ankesat e palës së dëmtuar, nga paneli OSHP-së, në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues Valon Kurtaj sa i përket refuzimit të kërkesës së Operatorit Ekonomik ‘Sallahu Shpk’, eksperti shtoi se ky operator është palë pa interes lidhur me këtë aktivitet të Prokurimit dhe nga ky konstatim ishte ardhur në përfundim se OE ‘Sallahu Shpk’ nuk ka mundur të jetë fitues për ndonjë pjesë të këtij tenderi.

Përfaqësuesit i palës së dëmtuar, sa i përket super-ekspertizës lidhur me vërejtjet e tij theksoi se kjo ekspertizë nuk është e punuar sipas standartit të super-ekspertizës dhe e njejta ështe e mangët, tutje i njejti shtoi se me vetë deklarimin e eksperit sot u kuptua se kjo ekspertizë në aspektin procedural nuk është e plotësuar si duhet.

Tutje, seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale, kryetari i trupit gjykues Musa Kongjeli theksoi se me propozimin e palëve provat e propozuara përgjatë këtij procesi gjyqësor konstatohen si të lexuara, ndërsa pala e dëmtuar lidhur me plotësimin e provave, propozoi dëgjimin e një dëshmitari.

Lidhur me këtë propozim, trupit gjykues e refuzoi dëgjimin e dëshmitarit të lartëcekur, me arsyetim se i njejti nuk është i përfshirë në çështjen e cila është objekt gjykimi.

Seancat e radhës do të mbahen me datë:  08 prill në orën 09:15 dhe fjala përfundimtare me datë 29 prill.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 15 shkurt 2021, i akuzuari Betim Reçica në cilësin e personit zyrtar dhe atë ushtrues detyre i Drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës në vitin 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë ‘Gjoka Konstraktion’, ushtroi ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj anëtarëve të komisionit vlerësues, në tenderin e ndërtimit të autoudhës së Gjilanit, në atë mënyrë që Komisionin Vlerësues e vuri në presion kohor që vlersimin ta kryej në afat 10 ditor dhe pas kësaj kërkoj nga ata që të shpallin fitues të tenderit OE ‘Gjoka Konstraksion edhe pse nuk i përmbushte kriteret e kërkuara.

Me këto veprime i njejti ka kryer vepren penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 431 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Reçica në cilësi të personit zyrtar me datë 02.10.2019, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka nxjerrur vendim për pagesën e zyrtarëve për shërbime kontraktuese, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar, vendim ky i cili ishte nxjerrur në kundërshtim me rregullat e Qeverisë së Kosovës, me këtë rast i njejti e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 9.049.8 euro.

Me këto veprime i akuauzri ka kryer vepren penale, ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Betim Reçica, në cilësin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerr vendim me qëllim që në menyrë të kundërligjshme të bëhej kompensimi financiar në mënyrë retroaktive duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës nga viti 2010 deri në 2019. Me vendime të caktuara u miratua shtesa për paga për kategori të vecanta të profesioneve deficitare, në këtë listë nuk bënte pjesë Ministria e Infrastrukturës dhe Trasnportit, me këtë rast ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500.00 euro.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Isa Berisha, në cilësin e personit zyrtar dhe atë Kryetar i Komisionit Rivlerësues në Ministrinë e Infrastrukturës, Leonora Limani dhe Mirdit Emini  në cilësin e anëtarëve të këtij komisioni, në procesin e Rivlersimit të ofertave të operatorëve ekonomik, keqpërdorën detyrën zyrtare, në atë menyrë duke shpallur fitues Operatorët të cilët nuk kishin ofertuar cmim më të ulët dhe që ishtë qëllim kryesor të ofertohen, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, 6,200,313.13 euro.
 
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale, ‘Keqpërdorim i deryrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter