|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e të akuzuarve për Krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ku Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli po akuzohen për disa vepra penale, në lidhje me shpërthimin me granata në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’.

Fillimisht, gjyqtarja Suzana Çerkini ka konstatuar prezencën e palëve në procedurë. Seanca ka vazhduar me dëshmitarin Sh.S., i cili ka deklaruar se qëndron prapa deklaratës së dhënë në polici. Tutje, i njëjti ka shtuar se nuk ka njohuri lidhur me shpërthimin.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, seanca ka vazhduar me administrimin e provave, ku mbrojtja ka propozuar që të dëgjohen bisedat telefonike, në mënyrë që të mund t’i japin vërejtjet lidhur me bisedat.

Për shkak të bisedave të shumta, mbrojtja, respektivisht avokati Bedri Abdullahu ka propozuar që prokuroria t’a bëjë ndarjen e bisedave që janë relevante sipas raporteve të përgjimit dhe telekomunikimit.

Në koherencë të kësaj, gjykata ka aprovuar propozimin e mbrojtjes, ashtu që ka obliguar prokurorinë që brenda një afati të arsyeshëm të bëjë ndarjen e bisedave, kështu që seanca e radhës është caktuar me datën 3 prill.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter