|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e keqpërdorimeve me kartela bankare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli, Mimoza Beqiri dhe Klodiana Roka, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim  Dobruna e Edon Bajrami që nga fillimi i vitit 2005 me qëllim të arritjes së përfitimeve të drejtpërdrejta të dobisë pasurore, akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë formuar grupin formular, grupin kriminal të organizuar që do të merrej me aktivitete kriminale e që do të bashkëvepronte me hakerët e panjohur deri më tani të sistemeve kompjuterike bankare të shteteve të ndryshme.

Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari Z.I, i cili ka qenë pjesë e bastisjeve në cilësinë e zyrtrit policor në atë kohë. Në dëgjimin e tij, i njëjti deklaroi lidhur me bastisjet e realizuara, gjësendet e sekuestruara dhe konfiskuara etj.

Në pyetjen e të akuzuarit Sadullah Behluli se a mund të dihet cili kompjuter ndërhyn në kompjuterin tjetër, dëshmitari deklaroi se kur ndodh ndërhyrja në kompjuter gjendet dhe dokumentohet dhe në shqyrtimin gjyqësor tregohet cili kompjuter në cilin ka ndërhyrë.

Në seancën e sotme u administruan edhe provat e propozuara nga palët, si dhe u paraqit mbrojtja e të akuzuarve.

Përveç të akuzuarit Sadullah Behluli, i cili u deklarua, të gjithë të akuzuarit tjerë u mbrojtën në heshtje.

Në paraqitjen e mbrojtjes nga i akuzuari Behluli, deklaroi se në shtëpinë e tij ka pasur pajisje të ndryshme informatike, pasi është marrur me këtë biznes dhe se lidhur me sekuestrimin e kartelave bankare, i njëjti theksoi se ato nuk kanë qenë kartela, mirëpo bexha.

Ndërsa lidhur me njohjen me të akuzuarit e tjerë, Bajrami deklaroi se përvec Edmond Gashi me të cilin është në lidhje farefisnore, me përgjegjësi të lartë morale dhe penale nuk i njeh asnjërin nga të akuzuarit tjerë.

Seanca e radhës e këtij shqyrtimit gjyqësor u caktua me datë 19 prill 2024, nga ora 13:10.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, thuhet se Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli, Mimoza Beqiri dhe Klodiana Roka e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim  Dobruna e Edon Bajrami me veprime kriminale të hyrjes në sistemet kompjuterike bankare, falsifikimit të kartelave bankare dhe tërheqjes së shumave të ndryshme të parave  në emër të personave të dëmtuar përmes agjensionit financiar “Ëestern Union” që operon në Kosovë, kanë përfituar dobi pasurore-financiare  të drejtpërdrejtë në shumën e përgjithshme prej 198,454.10 euro.

Me këtë, sipas aktakuzës të akuzuarit e lartcekur po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar”, nga neni 274 par 1, lidhur me 23 të KPPK-së lidhur me veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 264 par 2 të KPPK-së, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit”, nga neni 248 par 3 të KPKK-së dhe “Pastrimi i parave”, nga neni 10.2 nën paragrafi a),b),d) dhe e) të Rregullores së ULMIK-ut nr.2004/2, Mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave tjera penale.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter