|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohet i pafajshëm inspektori i punës i akuzuar për korrupsion

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Thelemore në Pejë u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Naim Avdijaj, inspektor i punës në Komunën e Gjakovës për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

‘’Drejtësia Sot’’ raporton se në këtë çështje penale po akuzohet Naim Avdijaj Veprën Penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë e datës 06.12.2023.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit Ardita Beqiraj-Hyseni, i akuzuari Avdijaj u deklarua i pafajshëm për veprën që i ngarkohet.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me 6 dhjetor 2022, në cilësinë e Inspektorit të punës në Zyrën Rajonale në Gjakovë, i pandehuri Avdijaj duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalon kompetencat e tij dhe shkel drejtat e punës të dëmtuarës B.M.

Sipas aktakuzës thuhet se i pandehuri Avdijaj i shkel të drejtat e punësimit të dëmtuarës Zhubi-Meka, edhe pse e njëjta pas procedurave rekrutuese ishte përzgjedhur kandidatja me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara sipas njoftimit për rezultatet përfundimtare të vlerësimit në KRU “Gjakova” SH.A.

Me këtë rast Avdijaj akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, par. 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter