Projekt i realizuar nga:

Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Falsifikim të dokumentit zyrtarë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Muhamet Blakqori, ish zyrtarë në Komunën e Prishtinës, i akuzuar për veprën penale, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtarë’. Seanca ka vazhduar me paraqitjen e fjalës përfundimtare. Në elaborimin e fjalës përfundimtare, Prokurorja e Shtetit, Shënaj Berisha, theksoi se… Continue reading Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Falsifikim të dokumentit zyrtarë

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e shtatë të akuzuarve për Krim të organizuar me substanca narkotike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Eroll Marku, Alban Maloku, Ertan Dacic dhe Milazim Voci, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar lidhur me substanca narkotike. Në seancën e sotme u paraqitën fjalët përfundimtare të palëve në procedurë. Prokurori special Burim… Continue reading Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e shtatë të akuzuarve për Krim të organizuar me substanca narkotike

Dëgjohet dëshmitari i parë në rastin e zyrtarëve të Obiliqit të akuzuar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Depertamentin për Krime të Rënda, me gjyqtar Naser Foniqi, në cilësi të kryetarit, Fatime Dermake dhe Ertan Sejfulla, në cilësi të anëtarëve, sot më datë 30 Prill 2024, është mbajtur seanca për të akuzuarit Nerimane Kelani Sherifi, Arben Berisha dhe Ramadan Hasani, të akuzuar për bashkëkryerje në veprën penale “Keqpërdorimi… Continue reading Dëgjohet dëshmitari i parë në rastin e zyrtarëve të Obiliqit të akuzuar për Korrupsion

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Albert Deda dhe Ismet Veliu, të cilët po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 ml. Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”. Kryetarja e trupit gjykues Medie… Continue reading Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Administrohet videoincizimi si provë në rastin ndaj mjekut ortoped i akuzuar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e mjekut ortoped Sabit Sllamniku, i cili në cilësinë e personit zyrtar po akuzohet se në dy raste kishte kërkuar nga 100 euro për secilin nga anëtarët e komisionit, përkatësisht shumën prej 300 euro, në emër të vlerësimit të shkallës së invaliditetit.… Continue reading Administrohet videoincizimi si provë në rastin ndaj mjekut ortoped i akuzuar për Korrupsion

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Përvetësim në detyrë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj zyrtarëve të AKPPM-së, Mendim Sojeva dhe Ganimete Gashi- Ahmeti, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për përvetësimin e mbi 1 milion eurove. Seanca gjyqësore ka filluar me deklarimin e ekspertit në lidhje me vlerat e dëmit të shkaktuar. Eksperti thekson se nuk mundemi ta përcaktojmë vlerën… Continue reading Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Përvetësim në detyrë