|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Falsifikim të dokumentit zyrtarë


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Muhamet Blakqori, ish zyrtarë në Komunën e Prishtinës, i akuzuar për veprën penale, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtarë’.

Seanca ka vazhduar me paraqitjen e fjalës përfundimtare.

Në elaborimin e fjalës përfundimtare, Prokurorja e Shtetit, Shënaj Berisha, theksoi se përgjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se tani i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, me dëgjimin e dëshmitarës si dhe me administrimin e provave është vërtetuar pretedimi i Prokurorisë.

Tutje, në elaborimin e fjalës përfundimtare, Prokurorja Shënaj Berisha, shtoi se gjatë marrjes së vendimit të vlersohet pozita e të akuzuarit në momentin e kryerjes së veprës penale, duke i propozuar gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.

Mbrojtësja e të akuzuarit Muhamet Blakqori, av. Ardiana Azemi në elaborimin e fjalës përfundimtare theksoi, duke kërkuar nga trupi gjykues që me rastin e marrjes së vendimit si rrethanë lehtësuese, të merret parasysh gjendja shëndetësore e të mbrojturit të saj. Gjithashtu, në fund ajo shtoi faktin se nuk është vërtetuar me asnjë provë të vetme që i mbrojturi i saj të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet, andaj ajo i propozoi trupit gjykues që për të mbrojturin e saj të merr aktgjykim lirues.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli, konstatoi se ky shqyrtim gjyqësor është tani i përfunduar dhe se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë: 02 Maj nga ora 13:20.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Muhamet Blakqori, akuzohet që në cilësin e personit zyrtar dhe atë zyrtar i gjendjes civile, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke bërë regjistrimin e një personi dhe me veprimet e tij ai ka bërë Falsifikim të dokumentit zyrtar.

Pra, sipas Prokurorisë i pandehuri Muhamet Blakqori, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrarë’, nga neni 427 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter