|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Albert Deda dhe Ismet Veliu, të cilët po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 ml.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Kryetarja e trupit gjykues Medie Bytyqi konstatoi se në seancën e sotme prezent ishin të akuzuarit, mbrojtësit e tyre, prokurorja Arbresha Shala.

Seanca ka vazhduar me leximin e deklaratave të dëshmitarëve Xh.B, M.S, B.Xh, H.B, N.A.

Prokurorja e Shtetit Arbresha Shala i propozon Gjykatës të shtyhet seanca për një datë tjetër derisa e siguron një provë lidhur me lartësinë e dëmit, ku kryetarja e trupit gjykues e aprovoi propozimin e Prokurores së Shtetit.

Andaj, seanca gjyqësore ndërpritet ndërsa seanca e radhes caktohet me 27.05.2024 në ora 13:15.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Deda dhe Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë

Monitoruar nga Jon Ramadani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter