|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Përvetësim në detyrë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj zyrtarëve të AKPPM-së, Mendim Sojeva dhe Ganimete Gashi- Ahmeti, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për përvetësimin e mbi 1 milion eurove.

Seanca gjyqësore ka filluar me deklarimin e ekspertit në lidhje me vlerat e dëmit të shkaktuar.

Eksperti thekson se nuk mundemi ta përcaktojmë vlerën e dëmit të shkaktuar për faktin se mungon dokumentacioni në kopje fizike por posedon dokumentacion në posedim zyrtar si dhe të pakompletuar me mijëra euro, ndërsa dëmi i shkaktuar është 1,221,501.14 euro sipas aktakuzës, ndërsa sa i përket pyetjes së anëtarit të trupit gjykues në lidhje me vlerat e keqpërdorura dhe të pa mbuluara, eksperti shton se thesari ka mbajtë evidencë të përgjithshme, e jo analitike, pra duhet të jenë shifrat dhe të dhënat përkatëse dhe nuk mundet assesi ta gjejë dëmin e saktë.

Prokuroria Speciale deklaron se në këtë moment mbesim pranë ekspertit mirëpo mbrojtja e ka kundërshtuar dhe se nuk ka ekspertizë të detajuar me shifra të caktuara, shton se duhet të krahasohen burimet e dokumentacioneve dhe të na sjellin një ekspertizë të kompletuar.

Av.Skender Musa deklaron se organi i akuzës duhet të mësohet se për provat që janë në favor të akuzuarit, ta rishqyrtojnë akuzën.

Seanca e sotme ndërpritet për shkak se trupi gjykues janë të angazhuar me një seancë tjetër, seanca e radhës caktohet me datë 21.05.2024 në ora 13:15.

Kujtojmë se sipas aktakuzës të përpiluar me datë 6 tetor 2020, i akuzuari Mendim Sojeva akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të divizionit për buxhet dhe financa në AKPPM në periudhën prej vitit 2014 e deri në mars 2018, kishte përvetësuar paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, këto avanca i ishin besuar të akuzuarit Sojeva në menaxhim sipas pozitës së tij, ku shumën e përgjithshme prej 1 milion e 355 mijë e 441 euro e 14 centë, të tërhequra nga zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Fatmir Kajtazi, e kishte pranuar i akuzuari Sojeva, duke nënshkruar në fletë-tërheqje me rastin e pranimit për shumën 1 milion e 221 mijë e 501 euro e 14 centë, por për të cilat nuk ka dëshmi se ishin respektuar procedurat për tërheqje.

E gjithë kjo shumë e avancave, sipas PSRK-së, ishte zotuar në Sistemin Informativ të Financave të Kosovës (SIMFK) me ID të përdoruesve Shkelzen Sadriu në vlerë 1 milion e 238 mijë e 764 euro, me ID të përdoruesit Naime Shahini-Feta shuma prej 173 mijë e 305 euro, të cilët zyrtarë kishin mohuar se kishin bërë këto shuma të zotimeve, duke dyshuar në të akuzuarin Sojeva, i cili sipas tyre i kishte keqpërdorur fjalëkalimet e tyre.

Sipas PSRK-së, Sojeva në cilësinë e zyrtarit certifikues për qasje në SIMFK dhe Ganimete Gashi-Ahmeti si zyrtare shpenzuese për qasje në këtë sistem, nga 7 shkurti e deri më 12 shkurt 2018, përmes ueb-shfletuesit “Internet Explorer”, kishin hyrë në këtë sistem me fjalëkalim të personave zyrtarë të Ministrisë së Financave, kishin mbyllur avancat duke bërë regjistrimet si shpenzim dhe certifikim të avancave për udhëtime zyrtare të tërhequra nga banka të emër të zyrtarëve të AKPPM-së me user të Bali Morinës.

Kështu, të njëjtit pretendohet se kishin regjistruar kuponë shpenzimi në vlerë 20 mijë e 850 euro, ndërsa në emër të Ibadete Shalës kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare 72 skuponë në vlerë 154 mijë e 736 euro e 84 centë, në shumë të përgjithshme 175 mijë e 586 euro e 84 centë, me user të të akuzuarit Sojeva, duke u munduar të arsyetojnë këtë shumë të avancave të tërhequra nga Banka NLB, në emër të zyrtarëve të AKPPM-së.

Me anë të këtyre veprimeve, Mendim Sojeva po ngarkohet me veprat penale “Përvetësimi në detyrë” në vazhdimësi, nga neni 425, par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe në bashkëkryerje me të akuzuarën Ganimete Gashi–Ahmeti edhe për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 par.2 lidhur me par.1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshem derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Jon Ramadani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter