|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca në rastin e 11 të akuzuarve për shpërthimet me granata në dy lokale në Prishtinë dhe Mitrovicë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i radhës, ku Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli po akuzohen për disa vepra penale, në lidhje me shpërthimin me granata në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’.

Gjyqtarja e rastit Suzana Çerkini konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, për shkak të mungesës së të akuzuarit Gentrit Ismajli, për të cilën njëri nga familjarët e tij arsyetoi mungesën për shkaqe shëndetësore.

Njëkohësisht në seancën e sotme mungoi edhe mbrojtësja e të akuzuarit Valdrin Beqiri, avokatja Merita Bajraktari.

Seancat e radhës e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet me datë 28 maj 2024, nga ora 13:00.

Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter