|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim dënues ndaj njërit nga 18 të akuzuarit për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, u shpall aktgjykim  dënues ndaj të akuzuarit Besmir Bicaj në rastin ku të akuzuar janë 12 zyrtarëve dhe 6 fermerëve të cilët akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi me subvencione”, “Mashtrimi në detyrë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

I pandehuri Besmir Bicaj u shpall fajtor për veprën ‘’Mashtrimi me subvencione’’, ku u dënua me gjobë prej 2000€, si dhe u obligua për shpenzime procedurale.

Kujtojmë që Besmir Bicaj  kishte një marrëveshje për pranim të fajsisë, ku e njëjta ishte aprovuar nga ana e gjykatës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë e datës 09.04.2024, në këtë rast akuzohen 12 zyrtarët: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Adrian Ramqaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Ramiz Ramosaj, Driton Alaj, si dhe 6 fermerët: Arif Idrizaj, Dinë Zogaj, Shemsedin Metaj, Burim Shabanaj, Deli Metaj dhe Besmir Bicaj, ku ngarkohen se dëmtuan buxhetin e Republikës së Kosovës mbi 100 mijë euro.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi me subvencione”, “Mashtrimi në detyrë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter