|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndërpritet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është ndërprerë seanca e shqyrtimit gjyqësor pasi që është aprovuar propozimi i mbrojtësit të të akuzuarit për dëgjimin e sërishëm të një dëshmitari, ndaj të akuzuarit Avni Morina i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor mbrojtësi i të akuzuarit Avni Morina, av. Dardan Morina i propozoi gjykatës që e dëmtuara-dëshmitarja Xh.H të merret në pyetje edhe një herë  për të sqaruar disa fakte nga deklarimi i dëshmitarit të kaluar lidhur me kompensimin e pagës, ku për këtë sipas tij e dëmtuara mund ta konfirmoi më së miri, meqenëse ajo sot është prezente.

Ndërsa për këtë e dëmtuara Xh.H tha se nuk është e vërtetë që është paguar me pagë të plotë dhe kundërshtoi se është takuar me dëshmitarin R.K.

Pas kësaj, av. Dardan Morina, i propozoi gjykatës që të ftohet edhe njëherë dëshmitari R.K, gjegjësisht për të sqaruar faktin se a është në dijeni edhe ndonjë palë tjetër rreth këtij fakti apo jo.

Në fund, u aprovua propozimi i mbrojtësit Dardan Morina që të ftohet sërish dëshmitari R.K.

Për këtë, seanca e sotme e shqyrtimit gjyqësor ndërpritet dhe e njëjta caktohet për datën 23.07.2024.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 28.03.2023, me të cilën akuzohet Avni Morina, i cili në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit përdor autorizimin e tij në mënyrë të kundërligjshme nga janari deri në qershor të vitit 2021, duke i shkelur seriozisht të drejtat dhe duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xh.H dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që, i njëjti në zyren e tij i mundëson profesorit R.K dhe të dëmtuarës Xh.H të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët ku të njëjtën e vërteton me vulën zyrtare, ku R.K përfiton që të marr pagën e plotë mujore pa dal fare në punë, ndërsa gjatë kësaj periudhe e dëmtuara sipas marrëveshjes së lartcekur e zëvendëson profesorin R.K pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, dhe pa ndonjë kontratë pune mban 26 orë mësimore, ku në muajin janar dhe shkurt nuk paguhet fare, ndërsa nga muaji mars e deri në muajin qershor, e dëmtuara paguhet në mënyrë private nga veq profesori R.K në shumë prej 250€, 

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter